Seldi eliminohet nga “Dancing with the stars”

Qëndrimi ne gare i bukuroshes Aferdita Dreshaj, solli largimin e këngëtarit Seldi Qalliu nga puntata e mbrëmjes se te enjtes ne “Dancing with the Stars Albania”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë mbrëmje nuk ishte Ilir Shaqiri ai qe tha fjalën e fundit, pasi si Alfred Kaçinari dhe Iva Tiço përkrahen qe ne fillim Afërditën dhe valsin e saj.
Spektakli i radhës se këtij prodhimi te suksesshëm te “Tring Dixhital” e “Vizion Plus”, ishte një mbrëmje e veçante edhe për muzikën e përzgjedhur. Personazhet vip, performuan ne plot 8 disiplina te ndryshme dhe te gjitha koreografitë u interpretuan me muzike te lehte shqiptare, kryesisht këngë hite para dhe pas viteve ’90. E si për te përligjur mbrëmjen e muzikës shqiptare, një panel me artiste te njohur si Agim Krajka, Irma Libohova, Jonida Maliqi, Sidrit Bejleri dhe Altin Goci ishin ftuar për te komentuar here pas here performancat e yjeve. Mbrëmja e surprizave u mbyll me një prej këngëve me te dashura te Irma Libohovës, e cila u shoqëruar nga kompozitori i njohur Agim Krajka. /Vizion Plus/

Mund të ju interesoj edhe...