RTL merr kontrollin e plotë në Kroaci

Transmetuesi evropian RTL Group ka blerë 26% të aksioneve në divizionin e tyre në Kroaci, që përbëhet nga RTL Televisija dhe RTL2, që nuk ishin në pronësi të tyre të plotë deri tani.

RTL ka arritur një marrëveshje detajet financiare të së cilës nuk janë bërë publike me partnerët lokal Atlantic dhe Agrokor të blej nga 13% të aksioneve që zotëronin secila në RTL Hrvatska. Të dyja kompanitë do të vazhdojnë të kenë nga një ulëse në bordin mbikëqyrës.

RTL u lançua në Kroaci në vitin 2003 dhe që nga atëherë ka bërë disa lëvizje për të rritur pjesën e tyre prej 33% në kompani, duke zotëruar 74% të tyre në vitin 2007. RTL Televisija deklaron që është transmetuesi më i shikuar komercial në demografinë 18-49 vjeç me 24.5% të tregut në vitin 2010. RTL2 është lançuar në janar të këtij viti.

Mund të ju interesoj edhe...