Rio (2011) – Recensim

Titulli origjinal: Rio

Zhanri: Aventurë, Komedi, Animacion, Familjar

Regjia: Carlos Saldanha

Skenari: Don Rhymer

Premiera e shfaqjes: 15 prill 2011

Produksioni: Twentieth Century Fox Animation

Kohëzgjatja: 96 minuta

Rejtingu: Preferohet mbikëqyrja e prindërve për shkak të humorit të fortë në disa raste

Kasti: Jesse Eisenberg, Anne Hathaway, George Lopez, Jamie Foxx, Will I Am, Bernardo de Paula

 

Ndoshta filmi më i mirë i animuar i këtij viti. Shumë më i mirë se Rango nëse më duhet ti krahasoj pasi kemi të bëjmë me zogj, dhe mbretërit e komedisë, majmunët. Kudo që ka majmunë ka komedi, e shembull i përkryer për këtë ishte edhe Rio. Edhe pse nuk janë në qendër të temës, në çdo skenë ku do të shihni majmunët do të shkriheni së qeshuri. Në fakt ndoshta këta janë ata që e ngjyrosin këtë film me komedi pasi do të ishte një dramë, ndoshta romantike e animuar! Sido që të jetë filmi është i mrekullueshëm. Skenar shumë i mirë, zëra të përshtatur për merak dhe një animim i përkryer.

Blu ka qenë viktimë e kontrabandës së zogjve dhe nga vendlindja Rio, tani jeton në Minesotan e ftohtë në SHBA. Ai është rritur nënë përkujdesjen e Lindas dhe në krahasim me shpezët e tjerë konsiderohet si më “trunor”, inteligjent. E ajo që e dallon edhe më shumë nga lloji i tij është paaftësia për të fluturuar. Tulio është një kujdestar shpezësh në Rio, ku në mesin e shumë shpezëve ka edhe një të vetme të gjinisë femërore të llojit të Blusë. Për të vazhduar racën e tyre, ai kërkon të rikthej Blunë në Rio. Pasi Linda refuzon në fillim, dikur ajo vendos të shkoj për të mirën e Blusë. Në Rio, Blu përsëri do të bie në dorën e kontrabanduesve të cilët ndihmohen nga një shpend ish-yll estrade, i cili tani është një gjahtar shpezësh. Nga këtu fillojnë aventurat e Blusë dhe Jewelit në Rio, ku takojnë shumë miq dhe shijojnë atmosferën e Karnavalit, ngjashëm si Linda.

Ka zëra të mrekullueshëm në këtë film që janë përshtatur shumë mirë me karakteret e tyre. Jesse Eisenberg e Anne Heatheway janë në rolet kryesore, por nuk mungojnë as talente si Jamie Foxx, George Lopez dhe Tracy Morgan, komedien të sprovuar në karrierën e tyre.

Në përgjithësi është një film i shkëlqyeshëm për argëtim familjar. Do të kënaqeni me aventurat dhe animacionin e përkryer të realizuar nga njëra prej studiove më të famshme në këtë industri.

 Luan Morina

Traileri

Mund të ju interesoj edhe...