Rinovime edhe në USA

Me mbarimin e sezonit veror që karakterizon kanalet kabllore në SHBA, tani është koha për të shpërblyer produktet më të mira në televizion. USA Network që ka audiencën më të madhe tek kanalet kabllore ka rinovuar për një sezone shtesë tri drama. Verën e ardhshme do të rikthehen Covert Affairs, Royal Pains dhe Necessary Roughness. Të tri serialet do të kenë nga 16 episode shtesë. Covert Affairs rikthehet për sezonin e tretë, Royal Pains për të katërtin, derisa Necessary Roughness do të vjen me sezonin e dytë. Më herët USA kishte rinovuar me Burn Notice, White Collar, Suits dhe In Plain Sight.

Mund të ju interesoj edhe...