Rikthehet “Britain’s Got Talent”

Shou që vitin e kaluar nga një grua në moshë mesatare, për një natë e ktheu në yll të televizionit, këngëtaren Susan Boyle, është rikthyer të shtunën në ekranet e televizionit britanik ITV1. Në episodin e parë të audicioneve, shou është përcjellë nga afër gjysma e britanikëve, me një mesatare prej 10.63 milionë apo 44% të të gjithë atyre që kanë shikuar televizion në terminin prej 8:00-9:30 në mbrëmje. Numri maksimal i shikuesve ka arritur deri në 12.17 milionë (49%), në ora 8:55. Qysh në episodin e parë, kanë filluar të qarkullojnë zëra për fituesin e ardhshëm, ku në listën e konkurrentëve kryesor janë 10 vjeçarja, Chloe Hickinbottom, e talentuar në këndim; vallëzuesi Tobias Mead, dhe qenushi valltar, Tina & Chandi.

Britain’s Got Talent, shfaqet të shtunave në kanalin ITV1.

Videot e fundit nga ky shou mund t’i shihni në kanalin zyrtar të Britain’s Got Talent në YouTube

http://www.youtube.com/user/BritainsGotTalent09

Mund të ju interesoj edhe...