Rikthehen emisionet e Labit

Që nga kjo fundjavë në RTV21, rikthehen emisionet e realizuara nga Labinot Gashi – Labi. Edicioni i dytë i Unë jam Top Model fillon këtë të shtunë në ora 20:00, me një format të ri. Emisionit do të gjej manekenët dhe manekenet më të mira në territoret shqiptare jo vetëm në Kosovë. Ndryshime do të ketë edhe në skenë e edhe në numrin e jurisë.

Gjithashtu emisioni mjaft i vjetër dhe i shikuar në mëngjes të dielave, Një kafe me Labin rifillon sezonin e ri të hënën. Me sezonin e ri ka ndryshuar edhe formati i emisionit. Pasi eci tërë Kosovën cep më cep, tani Labi do të shëtisë edhe Evropën duke sjell në ekran shqiptarët nga qytete të ndryshme të Evropës. Tri episodet e para do të jenë të lidhura me udhëtimin në Las Vegas për garën Miss Universe, që do të fillojnë të transmetohen nga kjo e dielë.

Mund të ju interesoj edhe...