Rikthehet Rubikon

Emisioni më i mirë debatues në ekranet tona, Rubikon me Adriatik Kelmendin, rikthehet me sezonin e ri në KTV këtë të martë. Siparin e sezonit të tetë të Rubikon do ta ketë nderin ta hap kryetari i LDK-së dhe komunës së Prishtinës Isa Mustafa.

Edhe këtë sezon Rubikon do të shfaqet tri herë në javë, nga e marta deri të enjten në ora 20:05. Pos debateve për tema aktuale që do të shtjellohen gjatë tërë vitit me mysafirë të ndryshëm, do të vazhdojnë edhe rubrikat e veçanta si Rubikon Pa Kravatë që do të shtjelloj tema që nuk kanë të bëjnë me politikën dhe rubrika Rishikimi i Historisë me fytyrat kryesore të luftës së fundit. Risi këtë sezon do të jetë rubrika e re Pavarësia ku Adriatik Kelmendi do të diskutoj me personalitete të ndryshme botërore procesin e pavarësisë së Kosovës. Mos harroni Rubikoni kalohet vetëm në KTV!

Mund të ju interesoj edhe...