ProSieben porosit New Girl

Kanali gjerman ProSieben ka arritur marrëveshje për transmetimin e serialit të ri të shtëpisë Fox, New Girl. Seriali ka filluar të shfaqet këtë vjeshtë në SHBA me një audiencë të shkëlqyeshme, derisa në rol kryesor luan aktorja dhe këngëtarja Zooey Deschanel. ProSieben tashmë transmeton një mori serialesh amerikane të zhanrit komedi si Two and a Half Men, How I Met Your Mother dhe The Big Bang Theory.

Por, ajo çfarë e karakterizon New Girl është se që nga shfaqja e parë me datë 5 janar seriali do të jetë në skemën programore të mbrëmjes. Kjo nuk ka ndodhur me komeditë e lartpërmendura të cilat kanë debutuar në skemën programore të ditës për tu zhvendosur më vonë në mbrëmje. New Girl do të debutoj të enjten me 5 janar, derisa do të shfaqet të mërkurave duke nisur nga data 11 janar.

Mund të ju interesoj edhe...