Kenan Imirzalioglu

Kenani është lindur me datë 28 qershor 1974 në Uçem, Bala, Ankara, Turqi. Ai ishte fëmija më i vogël prej tre fëmije në familjen e Mustafa e Yildiz Imirzalioglu në fshatin Uçen në Bala, në provincën e Ankaras. Kur kishte mbushur 12 vjeç ishte zhvendosur në Ankara për shkollim ku diplomoi në Matematikë në Universitetin Teknik Yildiz. Dalaj e parë e tij në skenë ishte në vitin 1997 kur u shpall Modeli më i mirë i Turqisë së bashku me aktoren e njohur Deniz Akkaya.
Si aktor së pari u shfaq në serialin Deli Yurek (Zemër e Çmendur) nën regjinë e Osman Sinav i cili e vendosi edhe në serialin tjetër të tij që njihet më shumë në trevat shqipfolëse, Aci Hayat (Jetë e hidhur) i bazuar në filmin e vitit 1962 me të njëjtin emër, ku Kenani luante rolin e Mehmet Kosovali. Seriali i tij i fundit është Ezel që është shfaqur nga viti 2009 deri në vitin 2011 në kanalet Show TV e ATV e tani edhe në kanalin kosovar RTV21 ndërsa më parë edhe në kanalin maqedonas Alsat-M.
Ai ka patur role edhe në filma të njohur si Son Osmanli Yandim Ali (Otomani i fundit: Ali i nokautuar), Kabadayi (Për dashuri dhe nder) dhe së fundmi në filmin aksion, Ejder Kapani (Kurthi i dragoit).

Filmografia
Serialet

Deli Yurek (1999-2003)
Alacakaranlik (2003-2005)
Aci Hayat (2005-2007)
Ezel (2009-2011)
Karadayi (2012-2015)

Filmat
Deli Yurek: Bumerang Cehennemi (2001)
Yazi Tura (2004)
Son Osmanli Yandim Ali (2006)
Kabadayi (2007)
Ejder Kapani (2009)
Uzun Hikaye (2012)

 

Galeria e fotografive