Besarda është konkurrentja e parë që është larguar nga edicioni i pestë i Big Brother. Ajo këtë e bëri me vet dëshirë pas bisedës në dhomën e rrëfimit. Ajo u arsyetua se nuk është mësuar të jetoj në këtë mënyrë brenda katër mureve dhe e izoluar nga bota. Aventura e saj në Big Brother 5 nuk zgjati as 24 orë. Tani në shtëpinë e Vëllait të Madh kanë mbetur edhe 14 konkurrentë, 9 meshkuj dhe 5 femra.
