Parashikimi i sezonit të ri televiziv amerikan (2)

… vazhdon nga dje

E martë

Të martat do të vazhdojnë të dominohen nga CBS edhe më tutje. Kjo do të jetë falë dy orëve të NCIS ë sjellin zakonisht deri në 20 milionë shikues. Interesante do të jetë të shohim se si do të performojë Unforgettable në ora 10. Ata do të kenë përballë Body of Proof dhe Parenthood, dy seriale që nuk janë në mesin e më të mirave, prandaj edhe Unforgettable nuk do të ketë ndonjë standard të lartë për të arritur qysh në sezonin e parë, por CBS di të anulojë edhe seriale që për televizionet tjera do të ishin thesar, siç ndodhi me Shit My Dad Says vitin e kaluar.

Fox do të vazhdoj të mbaj demografinë kryesore, 18-49 vjeç. Glee akoma do të arrij të josh 10-15 milionë shikues, por ky serial është në rënie dhe më së shumti do të mund të jetë kaq lart edhe për dy vite. Në ora 9 do të kemi serialin e ri, New Girl që pritet të jetë një hit këtë vit në Fox. Më pas vjen Raising Hope një komedi e mirë solide, por që nuk josh shumë shikues.

ABC do të filloj mbrëmjen me dy komedi të reja, Last Man Standing dhe Man Up. Pritet të shihet se si do të ballafaqohen me konkurrencën kryesore, Glee, por nuk dyshoj që Tim Allen do të jetë dështim total. Në ora 9 vazhdojnë rezultatet e DWTS që gjithnjë mbledh miliona para ekraneve, dhe gjithçka që mbetet më shumë se gjysma e DWTS për Body of Proof është sukses. Në dimër kur pushon Dancing with the Stars, në ekran vijnë Cougar Town me Courtney Cox, definitivisht për sezonin e fundit, dhe komedia e re që nuk besoj se do të rikthehet Apartment 23.

NBC sjell dy orë të The Biggest Looser, një realiti shou për humbje peshe që sjell shikueshmëri solide, dhe më pas seriali Parenthood, që vazhdon të qëndroj në skemë edhe pas dy sezoneve relative.

CW rikthen formatin e ri të 90210, ndërsa njëri nga serialet që pritet të ketë sukses këtë sezon në CW pritet të jetë Ringer me Sarah Michelle Gellar

Më poshtë mund të gjeni orarin e të hënave në kanalet kombëtare amerikane dhe gjithashtu nga një përshkrim dhe trailer për serialet e reja.

ABC
08:00 Last Man Standing
08:30 Man Up
09:00 Dancing with the Stars (Cougar Town në pranverë)
09:30 (Apartment 23 në pranverë)
10:00 Body of Proof

CBS
08:00 NCIS
09:00 NCIS: Los Angeles
10:00 Unforgettable

Fox
08:00 Glee
09:00 New Girl
09:30 Raising Hope

NBC
08:00 The Biggest Loser
10:00 Parenthood

CW
08:00 90210
09:00 Ringer

 

Last Man Standing (ABC)

Seriali ndjek Mike Baxter, një drejtor marketingu i pajisjeve sportive në Colorado. Jeta e tij shtëpiake dominohet nga femrat, gruaja e tij dhe tri vajzat, njëra nga të cilat është nënë e vetme.
Në rolin kryesor është njëri nga aktorët më të paguar në televizion tani, Tim Allen të cilin sigurisht e njihni nga seriali i famshëm Home Improvement. Krah tij do të jetë edhe Nancy Travis që ndoshta ju kujtohet nga seriali Becker (i transmetuar në KTV) si dhe disa episode nëpër seriale të ndryshme si Medium, Desperate Housewives, Grey’s Anatomy etj. Paraqitja e Tim Allen pritet të josh shikueshmëri të madhe për shkak të reputacionit të tij, por rikthimet e të famshme nuk funksionojnë gjithmonë. Vitin e kaluar shou i Paul Reiser (Mad About You) u anulua vetëm pas një episode, ndërsa një shou jo shumë jetëgjatë në TV e pati edhe i famshmi Jerry Seinfeld, The Marriage Ref.

Man Up (ABC)

Tre djem të rinj jetojnë jetën me stil fëmijësh dhe vendosin që duhet të bëjnë të vetmen gjë që nuk e kanë bërë deri më tani: të veprojnë si burra. Përsëri një temë që ka qenë e provuar në TV, së fundmi vitin e kaluar me Traffic Light që ishte anuluar pas gjysmë sezoni. S’mendoj që do të funksionoj sidomos pasi nuk ka ndonjë aktor të famshëm që do të joshte audiencë.
Në rolet kryesore luajnë Christopher Moynihan, Dan Fogler, Mather Zickel e Henry Simmons.

New Girl (Fox)

Jessica është një vajzë e bukur në pjesën e dytë të viteve të 20ta dhe e cila po mundohet të rehatoj jetën pas ndarjes nga i dashuri i saj model. Ajo do të gjej një apartament të ri ku do të bashkëjetoj me tre djem beqar. Niku është një kamerier; Schmidt, një kasanova modern dhe profesionist; dhe Coach, një ish-atlet i shndërruar në trajner. Këtij grupi i bashkohet edhe Cece, shoqja top-modele e Jessicas. Të gjithë këta do të mundohen të ndihmojnë Jessica të mësoj për dashurinë, jetën dhe më së shumti për vetveten.
Në rolin kryesor luan Zooey Deschanel, nga filma si All the Real Girls, Bridge to Terabithia, The Happening, Yes Man, Days of Summer, si dhe shumë role episodike nëpër seriale të ndryshme, e edhe si këngëtare në duetin She & Him. Thjesht është një person që do të josh shumë audiencë të re dhe me një punë të mirë skenari, ky shou pritet të jetë një sukses për Fox.

Ringer (CW)

Dy motra binjake, Bridget dhe Siobhan, nuk janë takuar për gjashtë vite, kohë gjatë të cilës jeta e tyre ka ndryshuar shumë. Bridget është një narkomane dhe ish-stripere, në arrati prej një mafiozi ku ka qenë dëshmitare në një vrasje, derisa Siobhan ka një jetë përplot intriga të përzier deri në skaj. Derisa janë një udhëtim me anije, kjo e dyta zhduket dhe tani Bridget do të zëvendësoj atë në jetën e saj, që është një rast i përkryer për t’i ikur realitetin të saj të tmerrshëm.
Të dy karakteret portretizohen nga Sarah Michelle Gellar, rikthimi në ekran i të cilës është pritur me shumë kureshtje. Ajo njihet për rolin e saj në serialin Buffy the Vampire Slayer për të cilin ka fituar shumë shpërblime dhe ka bërë bujë në mbarë botën. Seriali pritet të jetë një sukses solid për CW, kanal që për shikues kryesore ka demografinë 18-49 tek femrat.

Apartment 23 (ABC)

Ngjarja zhvillohet rreth jetës së dy grave – një bariste që ka humbur një punë të madhe dhe një artiste rrugore të mençur, të cilat jetojnë në një apartament në New York. Nuk pritet të ketë ndonjë sukses të jashtëzakonshëm, por do të mund të mbush një vrimë në skemën e ABC deri në pushimin e Dancing with the Stars.
Në rolet kryesore luajnë Dreama Walker (është paraqitur në role episodike sidomos tek Gossip Girl dhe The Good Wife) dhe Krysten Ritter (role episodike tek Veronica Mars, Gilmore Girls, ‘Til Death etj) derisa rol ndihmës të madh do të ketë edhe aktori James Van Der Beek të cilin sigurisht e njihni nga seriali Dawson Creek (Vizion Plus) që do të luaj vetveten si karakter.

Unforgettable (CBS)

Carrie Wells, një detektive në policinë e New York vuan nga hypperthymesia, një gjendje mjekësore e rrallë që i mundëson asaj të mbaj në mend gjithçka. Ajo vazhdimisht refuzon ofertën e të dashurit të saj të bashkohet në departamentin për hulumtime derisa i ofrohet një rast specifik për të punuar që do të ndryshoj mendimin e saj: zbulimi se kush e ka mbytur motrën e saj.
Në rolet kryesore paraqitet Poppy Montgomery e njohur nga Without a Trace dhe kryesisht disa filma të prodhuar për TV. Përkrah do të ketë Dylan Walsh me përvojë nga serialet Nip/Tuck, Everwood dhe filma jo shumë të njohur. Nuk duket ndoshta një serial premtues por me miliona shikues që sjell NCIS: LA mund të jetë një sukses i CBS, së paku për një sezone.


vazhdon nesër…

Mund të ju interesoj edhe...