Parashikimi i sezonit të ri televiziv amerikan (1)

Si zakonisht një ditë pas ndarjes së shpërblimeve për mjeshtri në televizion, Emmy fillon sezoni i ri televiziv në kanalet kombëtare në SHBA. Edhe këtë sezon do të ketë një mori debutimesh në televizion. Me fillimin e sezonit të ri në Telekomanda do të publikojmë analizat për çdo ditë të javës duke filluar nga kjo e hënë.

E hënë

Të hënat janë ditët kur më së shumti shikohet televizion në kanalet amerikane. Edhe këtë sezon ABC pritet të dominoj në numrin e shikuesve me Dancing with the Stars, ndërsa CBS pritet të qëndroj e para në demografinë 18-49 vjeçare. ABC pas DWTS do të vazhdoj me sezonin e katërt të serialit Castle që do të transmetohet në ora 10. Ai do të shkoj kundër Hawaii Five-0 në CBS që hyn në sezonin e dytë pas një suksesi solid në sezonin e parë. NBC në këtë orar do të transmetoj seriale të reja. Në vjeshtë do të shfaqet The Playboy Club, një dramë e stilit të Mad Men, ndërsa në mes-sezonë vendin e saj do të zë seriali muzikal i ngjashëm me Glee, Smash.

CBS do të vazhdoj të jetë i vetmi televizion që shfaq komedi të hënave, orar që i ka sjell me dhjetëra miliona shikues. Pa Charlie Sheen, Two and a Half Men nuk pritet të ketë shikueshmëri të ngjashme si vitin e kaluar, por megjithatë pritet të dominoj mbrëmjen tek programet e skriptuara. Aty do të jetë edhe sezoni i shtatë i How I Met Your Mother, që pritet të ofroj shumë përgjigje në sezonin e parafundit. Mike & Molly që fitoi Emmy-n e parë, do të vazhdoj të ruaj audiencën e Two and a Half Men në ora 9:30. Sukses pritet të jetë edhe seriali i vetëm debutues i të hënave në CBS, 2 Broke Girls i cili ka marrë lëvdata nga kritik të shumtë e gjithashtu edhe promot e para duken mjaft shpresëdhënëse. Ndoshta më në fund CBS ka gjetur serialin që do të përmbyllte hallkën e suksesshme të së hënës në CBS, duke mbuluar me sukses edhe programimin në ora 8:30.

Fox në vjeshtë do të transmetoj të shumëpërfolurin serial të Steven Spielbergut, Terra Nova, diqka që duket të ngjaj në Avatar. Në ora 9 do të vazhdojnë aventurat e House në sezonin e fundit. Në mes-sezonë House do të rikthehet në ora 8, ndërsa në ora 9 do të filloj të shfaqet seriali Alcatraz.

NBC të hënave në prime-time gjatë vjeshtës do të transmetoj garën The Sing-Off, ku kërkohen talente muzikore, ngjashëm si në garën The Voice që do të rikthehet në pranverë. Do të jetë interesante të shohim si do funksionojnë këto programe sidomos The Voice karshi Dancing with the Stars në ABC.

CW do të vazhdoj edhe këtë vjeshtë me Gossip Girl, ndërsa në ora 9 do të filloj seriali i ri Hart of Dixie me Rachel Bilson në rolin kryesor. Si zakonisht CW nuk pritet të ofroj numra të mëdhenj, por ka sukses në demografinë e synuar, femrat 18-49 vjeç.

Më poshtë mund të gjeni orarin e të hënave në kanalet kombëtare amerikane dhe gjithashtu nga një përshkrim dhe trailer për serialet e reja.

ABC
08:00 Dancing with the Stars
10:00 Castle

CBS
08:00 How I Met Your Mother
08:30 2 Broke Girls
09:00 Two and a Half Men
09:30 Mike & Molly
10:00 Hawaii Five-0

Fox
08:00 Terra Nova (House në pranverë)
09:00 House (Alcatraz në pranverë)

NBC
08:00 The Sing-Off (The Voice në pranverë)
10:00 The Playboy Club (Smash në pranverë)

CW
08:00 Gossip Girl
09:00 Hart of Dixie

The Playboy Club (NBC)

Seriali është i vendosur në vitin 1963 rreth punëtorëve të asaj që njihet edhe si Playboy Club-i p arë në Chicago. Në rolet kryesore luajnë Amber Heard, Eddie Cibrian dhe Naturi Naughton.

 

Smash (NBC)

Shfaqja përcjell ndodhitë e një grupi të karaktereve të cilat bashkohet për të përgatitur një muzikal të bazuar në jetën e Marilyn Monroe që do të shfaqej në Broadway. Para se të ndodh kjo, ata duhet të rregullojnë problemet e tyre personale. Seriali do të përfshijë muzikë origjinale nga kompozitorëst Marc Shaiman dhe Scott Wittman të njohur për shfaqjen Hairspray.
Në rolet kryesore luajnë Debra Messing që e njihni nga seriali i famshëm Will & Grace, dhe disa aktorë tjerë të cilët deri tani kryesisht kanë realizuar shfaqje teatrore në Broadway.

2 Broke Girls (CBS)

Seriali tregon për jetën e dy kameriereve që jetojnë në New York. Njëra, Max vjen nga një familje e varfër, dhe tjetra, Caroline, ka lindur e pasur, por tani është pa fat, dhe punojnë së bashku në një restorant në Brooklyn. Të dyja bëhen mike të mira dhe ndërtojnë ëndrrat e tyre për të hapur një dyqan çokollatash për të cilin do të nevojiteshin 250,000$. Problemi qëndron se me pagat aktuale ato mëzi që arrijnë të paguajnë faturat mujore. Në mesin e karaktereve tjera në serial është edhe shefi i tyre, Han Lee, Oleg – një kuzhinier rus, dhe Earl- faturisti.
Në rolet kryesore luajnë Kat Dennings që deri tani kryesisht ka qenë aktore mysafire në disa lloje të dramave duke filluar me Sex and the City, CSI, ER etj, dhe Beth Behrs e cila deri më tani nuk ka qenë shumë prezente para kamerave.

Hart of Dixie (CW)

Seriali përcjell jetën e Dr. Zoe Hart dhe zhvendosjen e saj në qytetin Bluebell në shtetin Alabama. Aty ajo do të filloj të kërkoj punë pasi kjo ishte vështirë të realizohet në New York. Në rolin kryesor luan Rachel Bilson që njihet për paraqitjet e saja në The OC  ku ka luajtur karakterin e Summer Roberts si dhe disa role mysafire në seriale si That ‘70s Show, Chuck, e How I Met Your Mother. Krah saj do të paraqitet edhe Scott Porter që njihet nga seriali Friday Night Lights si dhe filmat si Music and Lyrics, Prom Night, e Dear John.

Terra Nova (Fox)

Seriali fillon në vitin 2149, koha kur e tërë jeta në planetin Tokë është rrezikuar me shkatërrim në bazë të asaj që është shfaqur në promo. Në tentim për të shpëtuar racën njerëzore, shkencëtarët zhvillojnë një makinë kohe që do të lejoj njerëzit të udhëtojnë 85 milionë vite në kohën parahistorike në Tokë. Familja Shanon e përbërë nga babai Jim, gruaja e tij Elisabeth, dhe tre fëmijët e tyre Josh, Maddy dhe Zoe bashkohet me një grup në Terra Nova, kolonia e parë në pjesën tjetër të jetës. Sidoqoftë, ata nuk janë në dijeni se ata gjenden në mesin e një grupi të dinozaurëve.
Në rolet kryesore luajnë Jason O’Mara i njohur nga serialet si Grey’s Anatomy, versioni amerikan i Life on Mars, e The Agency; Stephen Lang që mund ta njihni nga filmat si Avatar, The Men Who Stare at Goats, Public Enemies, e Gettysburg; dhe aktorja angleze Shelley Conn e njohur nga serialet angleze si Casualty, Mistresses (i shfaqur në Top Channel), e Marchlands.

Alcatraz (Fox)

Ngjarja zhvillohet në burgun e famshëm të San Franciscos ku do të portretizohen ngjarje të ndryshme lidhur me këtë vend. Në rolet kryesore paraqiten Sarah Jones e njohur nga rolet mysafire në Sons of Anarchy, House, e Justified; Jorge Garcia që më së miri e njohim nga seriali i famshëm Lost; dhe Sam Neill i njohur nga filmat si Little Fish, Wimbledon, Daybreakers etj.

Mund të ju interesoj edhe...