Pan Am, Angels vijnë në tregun francez

Dramat e reja amerikane, Pan Am dhe Charlie’s Angels do të shfaqen në kanalin francez TF1 pas marrëveshjes shumëvjeçare të arritur me distributorin e tyre Sony Pictures Entertainment.

Sipas kësaj marrëveshje TF1 do të ketë të drejtat edhe për ‘new media’ të këtyre dramave si dhe një mori tjerash nga libraria e SPT përfshirë edhe franshizën e filmave SpiderMan.

Dramat franceze janë pjesë kyçe e strategjisë së kanaleve franceze pasi sigurojnë ratingje të mëdha. Për shembull, House ishte seriali më i shikuar muajin e kaluar me 9.5 milionë shikues apo 36.8% të audiencës.

Serialet amerikane kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe në kanalet tjera të TF1 Group si TMC, NT1 dhe TV Breizh.

Pos SPT, TF1 ka kontrata me Warner Bros dhe NBCUniversial, përderisa kanali rival M6 ka marrëveshje me 20th Century Fox dhe Disney.

Mund të ju interesoj edhe...