Telekomanda
  • Lajme
  • Televizioni
  • Filma
  • Seriale
  • Info&Talk-Show
  • RealityTV
  • Media
  • Profile
  • Opinione
  • TV Guida
  • Arkiva
  • Për ne
You are here : Telekomanda » Recensime Filmash » Notting Hill (1999) – Recensim

Notting Hill (1999) – Recensim

Posted By Luan Morina On 25 Apr 2011. Under Recensime Filmash    

Titulli origjinal: Notting Hill

Zhanri: Komedi, Romancë

Skenari: Richard Curtis

Regjia: Roger Michell

Premiera e shfaqjes: 28 maj 1999

Kohëzgjatja: 124 minuta

Rejtingu: +13, për shkak të përmbajtjeve seksuale dhe gjuhës së fortë

Kasti: Hugh Grant, Julia Roberts, Rhys Ifans, Richard McCabe, James Dreyfuss

 

Pa dyshim njëra nga komeditë-romantike më të mira që kam parë ndonjë herë. Ka diçka të veçantë në këtë film, sigurisht për shkak të mjeshtrit të skenarit, Richard Curtis, ndër skenaristët që më pëlqejnë më së shumti. Ka shumë momente ku ndjeni romancë të thellë në film, dhe mu atëherë kur arrini në këtë pikë, në skenë del një moment që ju bën të qeshni. Është një veçori që e bën këtë film të barabartë në “shpërndarjen” e zhanrit, komedi-romancë. Këto momente vazhdojnë deri në pikën më kulmore të filmit që nuk dua ta përmend tashti dhe shumë gjëra komike lidhen me bashkëbanuesin e Williamit, Spike ku qysh në fillim të filmit vërehet ana e tij komike, e deri duke vazhduar me revistën Horse&Hound. Sido që të jetë, filmi është i mbushur me sekuenca komike që ju bëjnë të qeshni dhe njëkohësisht duke përjetuar atë romancën që iu ndjek gjatë tërë filmit.

Filmi është i realizuar në një mënyrë të shkëlqyeshme. Ndoshta fillimi mund të iu duket paksa i pakuptimtë se si ngjarjet mund të rrjedhin aq shpejt, pasi kalojnë të gjitha me një tempo si të shpejtuar, por me kalimin e kohës, do të shihni se është dashur t’u lihet vend pjesëve tjera që sigurisht kanë qenë më interesante. Qysh në fillim mund të fitoni interesimin për film. Fillon me një “hyrje” të Williamit që mbaron në një mënyrë të perfekte. Kjo më ka lënë mjaft përshtypje edhe pse nuk është asgjë e veçantë. Kemi disa skena vërtetë romantike, sidomos në fund të filmit.

Është një tregim për një aktore, Ana Scott që është në xhirime në një lagje, Notting Hill. Duke bërë pazar ajo takohet me një shitës librash udhëtimi, William Thacker. Nga aty fillojnë ngjarjet që do të sjellin një tregim dashurie që si zakonisht ka zbaticat dhe baticat, me shumë peripeci dhe intriga, por ajo çfarë e bën më të ndryshëm është rangu shoqëror i dy karaktereve në këtë lidhje, një aktore e madhe filmi dhe një shitës i thjeshtë. Në një mënyrë të shkëlqyeshme portretizohet jeta e një aktoreje të etur për një jetë të thjeshtë dhe të qetë larg të gjitha atyre që ndodhin në një botë “hollivudeske”. E në anën tjetër paraqitet jeta e shitësit që po jeton në ëndrrat e tij për një dashuri sado që është sureale aq edhe e vërtetë. Prania e një ylli kinemaje që mund të shihej vetëm në TV në darkë të thjeshtë me miqtë e tij të thjeshtë i ngjan një ëndrre për të, një ëndrre shpesh i ngjan një ankthi dhe vuajtje. Të gjitha këto diferencime paraqiten në mënyrë të shkëlqyeshme nga ana e regjisorit Roger Michell, gjithnjë duke u bazuar në një skenar po aq të shkëlqyeshëm të Richard Curtisit.

Anna Scott portretizohet nga e mrekullueshmja Julia Roberts. Si gjithnjë edhe në këtë film ajo tregon aftësitë e saj superiore në aktrim. Performanca e saj në Erin Brockovich është e mahnitshme, por në Notting Hill ka një kontrast të gjerë me atë që ka qenë tek performanca që i solli Oscar, por afrohet tek ato performancat e zakonshme dhe mjaft të suksesshme që jemi mësuar t’i shohiim nga Julia Roberts si ajo në Pretty Woman. E sa për William Thacker i portretizuar nga i mahnitshmi Hugh Grant, “mbret” i filmave romancë-komedi nuk mbetet ndonjë fjalë për të thënë. Nëse e keni parë në ndonjë film, pos të fundit “Did You Hear About The Morgans?” do të kuptoni se çfarë kam në mendje. Është përzgjedhja perfekte për filmat romantikë, e performanca e tij në Notting Hill ndoshta nuk e kalon, por i afrohet asaj në kryeveprën Four Weddings And a Funeral. Pra të dy aktorët kanë realizuar filma më të mirë në të kaluarën, por, as Notting Hill nuk është larg atyre filmave. Dua të them nuk është realizimi më i mirë në karrierë, por sigurisht është aty në maje.

Është një ndër komeditë romantike më të mira që kam parë deri më tani. Do të ishte e përshtatshme nëse keni vendosur të shihni film me të dashurën/të dashurin tuaj. E gjithashtu kolona zanore është prej më të bukurave që kam dëgjuar. Ka disa kryevepra të këngëve romantike.

Luan Morina

Traileri


VN:F [1.9.17_1161]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.17_1161]
Rating: 0 (from 0 votes)
  • Shpërndaje:
  • Share
« TV Kolumna Ditore – E hënë, 25 prill 2011
TV Kolumna Ditore – E martë, 26 prill 2011 »
  • Related Articles From This Category
    Bardhë e zi dhe pa zë – Drejt Oskarëve të 84të

    Bardhë e zi dhe pa zë – Drejt Oskarëve të 84të

    Published On 26 Feb 2012  

    Sonte mbahet ceremonia e shpërndarjes së shpërblimeve më të mëdha në industrinë e filmit, Oskar. ...

    Forrest Gump (1994) – Recensim

    Forrest Gump (1994) – Recensim

    Published On 08 Jan 2012  

    Aktrimi i Colin Firth tek The King’s Speech, mendoj që ka qenë aktrimi më i ...

    Bad Teacher(2011) – Recensim

    Bad Teacher(2011) – Recensim

    Published On 11 Dec 2011  

    Titulli shqip: Mësuesja e keqe Zhanri: Komedi Skenari: Gene Stupnitsky, Lee Eisenberg Regjia: Jake Kasdan Premiera e shfaqjes: 24 ...

    Shoqërueset e nuses (2011) – Recensim

    Shoqërueset e nuses (2011) – Recensim

    Published On 04 Dec 2011  

    Titulli origjinal: Bridesmaids Zhanri: Komedi Skenari: Annie Mumolo, Kristen Wiig Regjia: Paul Feig Premiera e shfaqjes: 13 maj 2011 Kohëzgjatja: ...

    Rio (2011) – Recensim

    Rio (2011) – Recensim

    Published On 04 Sep 2011  

    Titulli origjinal: Rio Zhanri: Aventurë, Komedi, Animacion, Familjar Regjia: Carlos Saldanha Skenari: Don Rhymer Premiera e shfaqjes: 15 prill ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      63 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      55 comments received
    • Lale Devri
      17 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      13 comments received
    • Fillon telenovela Beqarja në Kohavision
      12 comments received
  • Advertisements
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Fun.: We Are Young ft. Janelle Monáe
  • Kategoritë
    • Arkiva
    • Filma
      • Filmat në TV
      • Kinemaja
      • Recensime Filmash
    • Info&Talk-Show
      • ArTi
      • Cosmo
      • Deja Vu
      • Dritë Hije
      • Express KTV
      • Fehis Show
      • Jeta në Kosovë
      • Konfront
      • Opinion
      • Oxygen
      • Pa Skenar
      • Rubikon
      • Shqip
      • Telekino
      • Top Story
    • Media
      • IPTV
      • Kabllor
        • Ipko
      • Satelitët
        • Digitalb
        • Tring Digital
    • Muzikë
      • Recensime Albumesh
      • Recensime Këngësh
      • UK Top 10
      • US Top 10
    • Profile
    • RealityTV
      • Big Brother
      • DWTSAlbania
      • VIP Shpija
      • X Factor Albania
    • Seriale
      • Al Yazmalim
      • Anatomia e Greit
      • Binbir Gece
        • Episodet
      • CSI: NY
      • Desperate Housewives
      • Ezel
      • Friends
      • Game of Thrones
      • Ghost Whisperer
      • Gümüs
      • Heroes
      • House M.D.
      • Lale Devri
      • Lost
      • Menekse ile Halil
      • Muhtesem Yuzyil
      • One Tree Hill
      • That '70s Show
      • The Big Bang Theory
      • The Kennedys
      • Wildfire
    • Televizioni
      • Java në TV
      • Lajme
      • Opinione
      • Turk TV
      • TV Kolumna Ditore
      • TV Kolumna Sportive
      • UK TV
      • US TV
    • Video
  • Abonohuni që lajmet më të fundit të ju vijnë drejt në Email. (Kujdes - ky nuk është shërbim premium, lajmet janë të njëjtat që publikohen në uebfaqe)

WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.