Nick rinovon iCarlyn

Seriali për fëmijë iCarly që transmetohet në kanalin Nickelodeon është rinovuar për sezonin e pestë. Seriali me Miranda Cosgrove në rolin kryesor të Carly Shay do të kthehet për sezonin e pestë me 13 episoda. Prodhimi i këtij sezoni do të filloj në vitin 2012, ndërsa në maj të këtij viti fillon prodhimi i sezonit të katërt. iCarly është ndër emisionet më të shikuara në Nickelodeon, ndërsa veç episodi i fundit ka mbledhur 7.4 milionë shikues. Në Shqipëri iCarly shfaqet në kanalin Junior TV.

Mund të ju interesoj edhe...