MRT1 me identitet të ri

Televizioni maqedonas ka shqelmuar të kaluarën këtë fundjavë duke sjellë logo dhe skemë të re programore që e vendos përkrah kanaleve moderne evropiane.

Të dielën në ora 19:30 edicioni i lajmeve ka zbuluar identitetin e ri së bashku me logon dhe studion e re moderne. Dyshja legjendare e lajmeve, Branka Stankovska dhe Blagoja Krstevski janë shfaqur pas 25 viteve duke paralajmëruar një rilindje të televizionit maqedonas.

Sipas mediave lokale, identiteti i ri ka marrë nota pozitive nga shikuesit. Por, nuk është vetëm studioja e re dhe lajmet që kanë pësuar ndryshime.

Skema e re programore që nis sot me 24 shtator do të sjell titujt më të njohur amerikan në ekranin e MRT1.

Ndër të parat është seriali The Big Bang Theory që do të transmetohet çdo mbrëmje në ora 19. Në ora 21 këtë të hënë shfaqet seriali Gossip Girl e cila do të transmetohet të hënave dhe të martave në ora 21:30. Seriali CSI do të transmetohet të hënave në ora 22.

Të artën dhe të premten shfaqen sezonet e reja të Fringe në ora 22:10, derisa në ora 21:30 të premten dhe të dielën shfaqet The Mentalist. Pas The Mentalist të dielën në ora 22:10 transmetohet CSI: Miami.

Risi do të ketë edhe për më të rinjtë me serialin ‘The Penguins of Madagascar’ dhe ‘Dora The Explorer’ që do të shfaqen çdo mëngjes në ora 10 të sinkronizuar në gjuhën maqedonase. /Telekomanda/

Mund të ju interesoj edhe...