Modern Family korr Emmyt

Aktorja më e mirë në dramë - Julianna Margulies

Ashtu si edhe vitin e kaluar komedia e ABC-së, Modern Family dominoi në zhanrin komedi. Seriali persëri u shpall komedia më e mirë e sezonit të kaluar, ndërsa fitoi edhe shpërblimet për aktorin më të mirë dytësor, skenar dhe regji. Këtë vit ishte Ty Burrell që fitoi në kategorinë e aktorit dytësor më të mirë në komedi, ndërsa tek femrat kjo i takoi Julie Bowen. Në rolin e aktores kryesore në komedi si befasi ishte fitorja e aktores Melissa McCarthy për rolin e saj në serialin debutues Mike&Molly. Ndërsa tek kategoria për aktorin më të mirë në komedi përsëri më i miri ishte Jim Parsons për rolin e tij në serialin The Big Bang Theory.

Charlie Sheen

Në zhanrin dramë ishte përsëri seriali Mad Men i cili për të katërtën herë radhazi fitoi shpërblimin për dramën më të mirë. Pa u çmuar tek zhanri dramë nuk mbeti as drama veterane që pranverën e kaluar mbaroi rrugëtimin e saj, Friday Night Lights. Seriali triumfoi në kategorinë për aktorin më të mirë në rol kryesor në dramë, Kyle Chandler si dhe për skenarin më të mirë për dramë. Aktorja më e mirë në zhanrin dramë përsëri u shpall Julianna Marguiles nga seriali The Good Wife. Peter Dinklage nga Game of Thrones ishte aktori më i mirë dytësor në dramë, derisa tek femrat kjo i takoi aktores Margo Martindale për rolin e saj në serialin Justified.

Në rangun e miniserialeve dhe filmave për TV dominoi filmi Mildred Pierce duke marrë shpërblimet për rolet kryesore. Tek aktorët kjo i takoi Guy Pearce, ndërsa tek aktoret më e mira ishte Kate Winslet. Megjithatë miniseriali më i mirë u shpall Downton Abbey.

Vlen të theksohet edhe Emmy i nëntë radhazi për shoun e Comedy Central, The Daily Show with John Stewart që fitoi edhe shpërblimin për skenarin më të mirë. Tek realiti shou më i miri përsëri ishte The Amazing Grace.

Mbrëmja u karakterizua nga shumë prezantues interesant përfshirë edhe Charlie Sheen e Ashton Kutcher, derisa shfaqja u udhëheq nga e shkëlqyeshmja Jane Lynch.

Komedia më e mirë:

Modern Family (ABC)

 

Drama më e mirë:

Mad Men (AMC)

 

Miniseria/TV Filmi më e mirë:

Downtown Abbey – Masterpiece (PBS)

 

Aktori më i mirë në komedi

Jim Parsons (The Big Bang Theory, CBS)

 

Aktorja më e mirë në komedi

Melissa McCarthy (Mike & Molly, CBS)

 

Aktori më i mirë në dramë

Kyle Chandler (Friday Night Lights, NBC)

 

Aktorja më e mirë në dramë

Julianna Margulies (The Good Wife, CBS)

Mund të ju interesoj edhe...