Merlin vjen edhe për sezonin e pestë

BBC ka porositur sezonin e pestë për dramën fantastike Merlin që prodhohet nga Shine Television.

Sezoni i pestë që do të ketë 13 episode 45 minutëshe dhe do të filmohet në Uells dhe Francë në mars të vitit 2012. Aktualisht sezoni i katërt është në produksion para se të shfaqet premierë në transmetuesin publik britanik BBC1 këtë vjeshtë.

Seriali është shpërndarë në 183 vende në mbarë botën nga kompania FremantleMedia Enteprises, përfshirë vende si Gjermania (RTL), Amerika Jugore (Disney), SHBA (SyFy), Francë (Canal+), dhe Australi (Ten Network).

Javën e kaluar kanali amerikan SyFy njoftoi që kishin arritur marrëveshje për të transmetuar sezonin e katërt në fillim të vitit të ardhshëm.

Mund të ju interesoj edhe...