Më i çuditshëm se trillimi

Titulli origjinal: Stranger Than Fiction

Zhanri: Komedi, Dramë, Fantazi, Romancë

Skenari: Zach Helm

Regjia: Marc Foster

Premiera e shfaqjes: 10 nëntor 2006

Kohëzgjatja: 113 minuta

Rejtingu: +13, për disa imazhe shqetësuese, seksualitet, gjuhë dhe nudizëm të shkurtër.

Kasti: Will Ferrell, Maggie Gyllenhaal, Queen Latifah, Dustin Hoffman, dhe Emma Thompson

Si do të ju dukej vetja të ishin karakter i ndonjë romani. Romeo, Frodo, apo edhe Harri Poter. Interesante, a po? Sigurisht që do t’u pëlqente juve, por të ishit në rolin e Harold Krikut nuk do të dëshironit asnjë.

Haroldi (Will Ferrell), jeton i vetëm, kryen punën e tij që e bën të urryer nga të gjithë, dhe për më tepër e do punën e tij.

Ai është një mbledhës taksash për IRS. Jeta e tij është aq e mërzitshme sa që ka të bëjë gjithçka me numra. Është e bazuar në numërim dhe orën e tij. Për 12 vite, çdo dite pune ai ka pastruar 32 dhëmbët 76 herë. 38 herë para-mbrapa, 38 herë lartë-poshtë. Tërë këto vite ai do të zinte autobusin për punë në ora 8:17. Çdo javë ai do të mbikqyrte 7.134 dosje taksash. 45.7 minuta ishte pushimi i drekës, 4.3 minuta pushimi i kafes. Mos të ju lodhi me numra, por janë fakte interesante të përmenden. Çmenduri.

Gjërat komplikohen kur ai fillon të dëgjoj një zë që del të jetë zëri i autores, në librën e të cilin ai është karakteri kryesor. Me kalimin e kohës ai e kupton këtë, por nuk e di se çfarë zhanri i librit është pjesë ai. Për këtë kërkon ndihmën nga një profesor letërsie dhe më në fund disi arrijnë të zbulojnë. Por, problemet e tij sa vijnë e bëhen më të mëdha. Çfarë do të ndodh kur ai të takohet me autoren e librit, çfarë kërkesash do të ketë ndaj saj?

Sidoqoftë ne jemi mësuar të shohim Will Ferrellin në role kryesisht komike. Të shohësh Will Ferrell në rolin kryesor dhe të mos qeshësh është diçka e pazakontë. Për këtë nuk është diçka që më pëlqeu në këtë film. Megjithatë edhe pse një rol me serioz Will Ferrell ka aktuar mirë. Nuk është keq, megjithatë dukej paksa i shtrënguar. Ndoshta edhe roli i tij ka qenë asisoji.

Maggie Gyllenhaal ka qenë mjaft e mirë në rolin e saj të një biznesmeneje të mërzitur me taksat. Është hera e parë për mua që e shoh atë në një rol kryesor. Ka bërë një punë shumë të mirë në rolin e saj.

Megjithatë më shumë më kanë pëlqyer rolet dytësore në këtë film sa ato kryesoret. Dustin Hoffman dhe Emma Thompson kanë qenë të shkëlqyeshëm në rolet e tyre. Edhe Queen Latifah nuk ka qenë jo e mirë, por nuk ka pasur shumë hapësirë në këtë film.

Emma Thompson ka luajtur një rol vërtetë të komplikuar dhe e ka bërë për mrekulli. Rolin i shkrimtares e cila gjithnjë ka shkruajtur libra tragjik, ku personazhet kryesore vdesin në fund, tani është në udhëkryq kur zbulon se personazhi i saj i fundit është një njeri i vërtetë, që ekziston. Ta vrasë apo ta lërë të jetoj. Një shkrimtare e komplikuar e cila nuk ka shkruar libër me vite të tëra dhe vuan nga një stres i madh që rezulton me pirje të vazhdueshme të duhanit. Aktorja më e mirë në film. Padyshim, Emma Thompson edhe një herë më ka mahnitur me aktrimin e saj.

Edhe Dustin Hoffman, ashtu si Emma Thompson është një aktor nga më të mirët. Ai luan rolin e profesorit i cili do të mundohet të zbuloj se karakter i cilit shkrimtar është Harolldi. Që nga mëdyshjet në fillim të filmit, kur mendon se Harolldi është një lunatik e deri në fund kur takohet me shkrimtaren e ëndrrave të tij, profesori Xhulls Hillbert kalon nga roli i tij i një profesori komik, deri tek një njeri shumë serioz. Është një veti që mund ta aktrojnë pak aktorë të mirë, si Dustin Hoffman.

Queen Latifah ka një rol dytësor, por nuk vërehet aq shumë sa Hoffman dhe Thompson. Ajo është ndihmësja e shkrimtares Karen Ajfell, e cila ka ngecur në fund të romanit, dhe nuk gjen një mënyrë të përsosur për të përfunduar atë.

Dhe në fund, mund të them se padyshim filmi Stranger Than Fiction apo në shqip si e kam përkthyer Më i çuditshëm se trillimi mbetet një film shumë i mirë. Ja vlen ta shikoni, dhe besomëni do të kënaqeni me storien e filmit. Është vërtetë diçka mjeshtërore.

Luan Morina

Kritik filmash

Traileri

Mund të ju interesoj edhe...