Man Up largohet nga skeduli

Kanali ABC ka hequr nga skema programore serialin komedi, Man Up. Më herët kanali kishte larguar serialin nga skema programore dimërore duke e zëvendësuar me serialin Work It nga data 3 janar, deri kur priteshin të shfaqeshin edhe episodet e mbetura. Deri tani janë shfaqur 8 sosh, derisa janë prodhuar 10. Episodet e mbetura pritet të shfaqen ndoshta gjatë verës së ardhshme.

Arsye për anulimin e serialit kuptohet është shikueshmëria e vogël me një mesatare prej 1.6 rating dhe 4.8 milionë shikues. Seriali kishte debutuar me 18 tetor me një audiencë prej 7.7 milionë shikues dhe rejting 2.4.

Në javët e mbetuar të sezonit vjeshtor në vend të Man Up të mërkurave në ora 8:30 do të shfaqen repriza të serialit Last Man Standing që po ka sukses shumë më të lartë se Man Up deri më tani.

Mund të ju interesoj edhe...