Madagascar 3: Europe’s Most Wanted (2012) – Recensim

madagascar_3_snorkel_a_lIMDB Rejtingu: 7.1

Premiera e shfaqjes: 08 qershor 2012

Kohëzgjatja: 85 minuta

Rejtingu: +13 për shkak të veprimeve mprehta dhe humorit të pasjellshëm

Zhanri: Aventurë, Komedi, Animacion, Familjar

Regjia: Eric Darnell

Skenari: Noah Baumbach

Aktrojnë: Ben Stiller, Chris Rock, David Schwimmer, Jada Pinket Smith, Sacha Baron Cohen, Cedric the Entertainer, Andy Richter

Shtëpia filmike: DreamWorks Animation

 

Katërshja janë kthyer për aventura të reja. Në fakt janë vetëm në krye të aventurës së re për tu kthyer aty ku e ndjejnë vetën në shtëpi, në kopshtin zoologjik të Nju Jorkut.

Të ngujuar në Afrikën e shkretë, aty ku mendonin se kishin vendin, katërshja është mërzitur dhe lodhur duke pritur katërshen tjetër të vijë ti marr me aeroplanin e tyre.

Aleks, Marti, Glloria dhe Mellman janë kotur në Afrikë pas aventurave të vazhdimit të dytë. Malli për Nju Jorkun i shtyn ti përgatisin një surprizë sa të këndshme aq edhe të pikëlluar për Aleksin. Në anën tjetër pinguinët po shijojnë jetën luksoze në Monte Karlo. Tani me ndihmën e çirakëve të tyre, majmunëve, kanë Mbretin e Versajes një ‘pastrues’ i kazinove të principatës.

Të lodhur nga pritja e pinguinëve, katërshja noton për në brigjet e Monte Karlos dhe pas disa problemeve arrijnë të gjejnë pinguinët dhe majmunët. Por, bashkimi i tyre nuk do të zgjat shumë në rehati pasi policja Dupont (karakteri më i keq në të gjithë vazhdimet Madagascar) do ti ndjek më shumë se kurrë.

Kjo është pjesa e parë e filmit, që kalon pa shumë ngujime të panevojshme siç ndodh nëpër disa filmave. Përkundrazi është e mbushur plot aksion dhe ngjarje të papritura e komike që u japin atë adrenalinën fillestare. Nga karakteret e reja kemi policët francez të udhëhequr nga Dupontja e ligë, e cila nuk veç sa do të vjen e do të ju shkoj nerva më pas në film. Megjithatë shyqyr që nuk është i vetmi karakter i ri në këtë vazhdim.

Në arrati nga Monte Karlo, banda takon një tren cirku me të cilët bashkohen për të shmangur edhe një herë Duponten me grup. E tani që nga shfaqja e trenit kemi një pjesë shumë më ndryshe, më interesante dhe më të qetë nga pjesa e parë. Gjithashtu do të kemi karaktere të reja, për mendimin tim mjaft të lezetshme. Do të jetë macja e egër, tigri dhe foka që zërohen nga emra të njohur si Bryan Cranston, Jessica Chastain Martin Short. Tek kjo treshe më ka pëlqyer veçanërisht aksenti i tyre, risi e këndshme.

Ngjarja do të vazhdoj të jetë interesante dhe komike deri në fund të filmit, sidomos pas blerjes së cirkut nga pinguinët, mund ta paramendoni se si udhëheqin ata një biznes. Gjithashtu edhe mbreti Xhulien dashurohet në një dashuri të… le ta quajmë ‘krejt ndryshe’.

Në përgjithësi filmi nuk do të ju dëshpëroj. Nëse jeni fans i dy filmave të parë, pa dyshim që ky i treti nuk do të zbret standardin asnjë nivel. Është komik, qesharak, argëtues, dhe u ofron një kohë të mrekullueshme në ambientin familjar, sidomos nëse keni fëmijë jo shumë të vegjël.

Luan Morina

Kritik filmi

Mund të ju interesoj edhe...