Lugina e ujqërve në KTV

Duke filluar nga sonte në Kohavision, çdo mbrëmje mund të ndiqni serialin mjaft të popullarizuar turk, Kurtlar Vadisi (Lugina e ujqërve). Më ndryshe nga dy serialet e kaluara ky serial nuk bazohet kryesisht në storie dashurie. Seriali përqëndrohet më shumë në mafian turke. Pollati është një agjent i shërbimit sekret turk i cili infiltrohet në mafian turke duke u ngritur deri në pozitën e liderit të tyre.

Së bashku me Sylejman Çakërin, një mafioz i respektuar në mafian turke, Pollati synon të futet në Këshillin e Ujqërve që kontrollon organizatën nëntokësore të drejtuar nga Baroni, që është Mehmet Karanili. Aventurën e Pollat Alemdarit do ta ndiqni në 98 episodet që do të transmetohen katër herë në javë, nga e hëna deri të enjten në Kohavision në ora 21:00.

Filmi është prodhim i regjisorit Osman Sinav, të njohur tek ne me serialin “Aci Hayat”, ndërsa në kastin e aktorëve bëjnë pjesë aktor të rinj për publikun tonë si Necati Shashmaz, Kenan Çoban, Gyrkan Ujgun etj.

Seriali përfshinë shumë skena dhune si luftime, vrasje dhe tortura. Për këtë vazhdimi i dytë i serialit, është ndërprerë pas vetëm një episodi. Më vonë vazhdimi tjetër, Lugina e ujqërve: Pusia, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Turqi, ku akoma vazhdon të shfaqet në kanalin Show TV. Lugina e uqjërve është realizuar edhe në film. Filmi Lugina e ujqërve: Irak, ka arritur një sukses të madh si në Turqi ashtu edhe në Evropë, kryesisht për shkak të pikëpamjeve anti-amerikane, dhe anti-semitike.

Insert nga episodi i parë

Mund të ju interesoj edhe...