Louis C.K., Jim Parsons e Amy Poehler prezantojnë Emmyt

Janë njoftuar emrat e parë që do të prezantojnë shpërblimet Emmy dhe në mesin e tyre ka shumë komedienë. Louis C.K., Jim Parsons dhe Amy Poehler, të tre janë kandidatë për aktorin/aktoren më të mirë në seriale komedi.

Atyre do tu bashkohen edhe emra si Ricky Gervais, Ginnifer Goodwin dhe Mindy Kaling në ceremoninë e shpërblimeve Emmy që do të organizohen të dielën e ardhshme me 23 shtator.

Ceremonia e 64të e çmimeve Emmy për primetime si producent ekzekutiv ka Don Mischer derisa moderator do të jetë Jimmy Kimmel. Do të transmetohet në kanalin ABC në ora 8 sipas zonës lindore të SHBA-ve, ora 2 pas mesnate sipas kohës tonë.

Mund të ju interesoj edhe...