Little Mix fiton The X-Factor

Tulisa Contstovalos (në mes) feston fitoren me Little Mix pas kumtimit të rezultatit

Grupi i vajzave Little Mix me mentore këngëtaren Tulisa Contostavlos ka fituar edicionin e sivjetmë të talent-shout britanik, The X-Factor. Little Mix është bërë grupi i parë që fiton këtë garë në 8 edicione. Ata në finale mposhtën Marcus Collins. E rikthyera në garë, Amelia Lily është renditur e treta pasi u mënjanua të shtunën. Finalja e The X-Factor është mbajtur në stadiumin Wembley para afër 10 mijë shikuesve. Ky edicion i The X-Factor do të mbahet në mend për shumë ngjarje jo të këndshme që shoqëruan garuesit derisa shikueshmëria ka rënë për afër 20% pas ndryshimit të pjesës më të madhe të jurisë me largimin e Simon Cowell, Cheryl Cole e Danni Minogue të cilët u zëvendësuan me Gary Barlow, Kelly Rowland, e Tulisa Contostavlos që iu bashkuan “veteranit” të shout, Louis Walsh.

Në notë personale, dua të theksoj që ky edicioni i The X-Factor ishte pak më i cekët se të kaluarit, kryesisht për shkak të mosmenaxhimit të mirë të shout. Sidomos më ka dëshpëruar Kelly Rowland e cila në bazë të talentit të garueseve do të duhej të ishte fituese e pakontestueshme.

Mund të ju interesoj edhe...