Listen to Me Marlon (2015) – Recensim

Marlon Brando është njëri nga aktorët më karizmatik të shekullit të kaluar. Tek shumica njihet për rolin e Don Vitos në ‘Godfather’, por padrejtësisht identifikohet vetëm me këtë rol. Kontributi i tij në botën e kinematografisë është shumë i madh se sa një rol dhe një film i vetëm. Shtatë nominime për dhe një Oskar tjetër më së miri përshkruajnë aftësitë e tija para kamerës. ‘Apocalypse Now’, ‘On the Waterfront’, ‘A Streetcar Named Desire’ janë vetëm disa nga titujt që duhet shikuar nga çdo i pasionuar pas filmit.

Filmi i Stevan Riley, nuk përqendrohet vetëm tek jeta profesionale, aq ma pak vetëm tek ana pozitive e jetës së tij. Nga qindra orë të audio-incizimeve, Riley ka zgjedhur një koleksion të përkryer për të dëshmuar biografinë e Brandos. Nuk mbetet jashtë as detajet më intime të personalitetit të tij larg kamerave. Gjithçka që pasur të bëj me jetën personale, dhe problemet familjare me pasardhësit që janë shfaqur pastaj, formën e tij trupore, fshehjen nga publiku, rishfaqjen, dhe peripecitë tjera vijnë në 103 minuta si njëri nga dokumentarët më të mirë të vitit.

Ky nuk është një dokumentar vetëm për fansat e Marlon Brandos. Është një dokumentar për publikun e gjerë që sjell jetën e zhveshur nga çdo sekret të një ylli kinematografi. Dokumentar i përpunuar për merak. Nota personale: 4/5

Mund të ju interesoj edhe...