Laura (1944) – Recensim

lauraTë jem i sinqertë, nuk e di pse pata vendosur të shoh këtë film. Nuk ka ndonjë emër të preferuar timin në kast, nuk ka Oskar, nuk është në mesin e filmave më të mirë. Por, nuk jam aspak pishman që kam kaluar rreth 90 minuta me këtë film.

Filmi ndjek një detektiv policor në misionin e tij për të zbuluar vrasësin e Laurës. Mark McPherson do të jetë viktima e radhës që do të bie për magjepsjen e Laura Hunt, qoftë edhe vetëm nga portreti i varur në dhomën e saj. Në njërin nga shumë dialogët që ka me Waldo Lydecker, ky i fundit akuzon detektivin si njeriun e parë në histori që bie në dashuri me një kufomë.

Waldo është person i njohur në shoqërinë aristokrate të asaj kohe. Është ai që e ngrit Laurën nga një nëpunëse/daktilografe në një person të vlerësuar lartë në shoqërinë e tij. Shoqëria e Waldos me Laurën zgjat për një kohë të gjatë derisa ajo dashurohet në Shelby Carpenterin. Për të dëshmuar pabesinë e Shelbyt, Waldo aranzhon gjërat që ti shfaq të bëmat e Shelbyt për të bindur Laurën se Waldo thotë të vërtetën. Këtu përfundon inskenimi i ngjarjeve para vrasjes e cila nuk sjellët në skenë.

Kjo e bën më ngazëlluese, drithërues filmin. Gjatë tërë kohës ndjekim ngjarjen nga perspektiva e detektivit McPherson i cili dyshon në secilin, derisa puna e tij nuk lehtësohet aspak pas një ngjarjeje bizare kah mesi i filmit. Kjo vetëm sa nxeh emocionet dhe zgjon interesimin si shikues për të mësuar vrasësin e vërtetë!

Filmi vjen në regji të Otto Preminger i cili njihet edhe për ‘Anatomy of Murder’, dhe ‘Cardinal’. Për të tre është nominuar për Oskar, dy për regji dhe një për filmin më të mirë. Tregimi është i bazuar në novelën e Vera Caspary me punën e të cilës nuk jam i informuar më parë, por që patjetër se do të provoj të familjarizohem më shumë.

Në aktrim, Dana Andrews vjen në rolin e detektivit, e Gene Tierney në rolin e Laurës. Për të dy ky është filmi i karrierës, dhe që të dy bëjnë një punë të mrekullueshme në aktrim. Hiq më mbrapa nuk mbetet as Clifton Webb i cili ka pasur edhe role tjera të mëdha që rezulton me tri nominime për Oskar.

Në përgjithësi është një punë e mrekullueshme kasti që përshtatet me ngazëllimin dhe paqartësisë që ofron skenari. Është film tamam i gjatë, një titull që dëshmon bukuritë e zhanrit noir. Nota personale: 5/5

Luan Morina
Kritik Filmi

Mund të ju interesoj edhe...