LaSexta lançon Xplora

Kanali kombëtar spanjoll, LaSexta ka lançuar një kanal të ri dokumentar i cili do të zëvendësoj kanalin e dytë e kësaj shtëpie televizive, LaSexta2.

Kanali dokumentar i ri do të quhet Xplora. Ky kanal do të shfaq tituj dokumentarë nga produksione si BBC, National Geographic, History, HBO, dhe të tjera.

Skema programore e kanalit do të ketë një primetime të diversifikuar me tema të ndryshme në ditë të caktuara të javës. Të shtunave do të shfaqen dokumentarë në teori mbinatyrore dhe konspirative, derisa të dielave do të shfaqen dokumentarë të vlerësuar.

Xplora do të transmetoj edhe online në Canalxplora.com dhe programet do të jenë në dispozicion edhe në seksionin e dokumentarëve në shërbimin VoD të LaSexta-s në LaSextaOn.

Në mesin e programeve fillestare që do të transmetohen do të jenë edhe seritë e njohura të BBC-së, Planet Earth dhe Walking with Dinosaurs. /Telekomanda/

Mund të ju interesoj edhe...