Krijuesit e Hannah Montans padisin Disney

Krijuesit e serialit për të rinj, Hannah Montana, thuhet se kanë vendosur të padisin Disney. Arsye për këtë është mohimi i bonuseve të cilat, dy krijuesit Barr O’Brien dhe Richard Correll, nuk i kanë marrë pas sukseseve të jashtëzakonshme të serialit. Gjithashtu, Correll i padit ata edhe për pëfundimin e parakohshëm të kontratës së tij, vetëm pse është ankuar në Shoqatën e Skenaristëve Amerikan. Shuma që ata kërkojnë thuhet të jetë e vlefshme disa miliona.

Krijuesi tjetër i serialit, Michael Poryes tashmë ka paditur Disney në lidhje me të mirat e merçandajzingut.

Mund të ju interesoj edhe...