Kompletohet ‘The X Factor US’

Simon Cowell ka gati gjithçka për t’u rikthyer në skenën televizive amerikane. Pasi vitin e kaluar përmbylli karrierën e tij në American Idol në mënyrë që të përgatitet për fillimin e shout të ideuar nga ai, The X Factor, dhe shumë thashethemeve për përbërjen e ekipit ai më në fund gjatë fundjavës kompletoi gjithçka që nevojitet.

Pos Simon Cowell, në juri do të jetë edhe kolegia e tij nga versioni britanik i The X Factor, këngëtarja e mirënjohur Cheryl Cole. Dy anëtarët tjerë të jurisë do të jenë producenti amerikan Antonio Reid i njohur edhe si L.A, dhe kolegia tjetër e Simon Cowell, nga American Idol, Paula Abdul.

Ndërsa shoun do ta moderojnë shoumeni i njohur Steve Jones dhe këngëtarja Nicole Scherzinger, ish soliste e Pussycat Dolls si dhe anëtare e përkohshme e jurisë në versionin britanik të The X Factor.

The X Factor pritet të shfaqet gjatë sezonit vjeshtor në kanalin amerikan Fox, ndërsa deri vitin e kaluar versioni britanik me Simon Cowell në juri ka shënuar shifra rekorde duke mbledhur më shumë se gjysmën e audiencës së përgjithshme në çdo episod. Shou pritet të ketë sukses të ngjashëm edhe në SHBA pasi edhe American Idol akoma është programi më i shikuar, ndërsa në vjeshtë në Fox pos The X Factor vjen edhe seriali i shumëpritur Terra Nova, produksion i Steven Spielberg.

Mund të ju interesoj edhe...