KidsCo vazhdon me D-Smart

Kanali për fëmijë, KidsCo ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me platformën parapaguese turke D-Smart.

Kanali për herë të parë në këtë platformë është paraqitur në shtator të vitit 2007 dhe ka arritur të ketë 1.5 milionë parapagues. Pikërisht në këtë muaj kanali kishte ndryshuar pronarët duke u bërë joint-venture në mes të NBC Universal, Corus Entertainment Inc (Nelvana) dhe Cookie Jar Entertainment.

Tani kanali distribuohet në kabllor, satelitor, VOD, SVOD, dhe IPTV në 97 shtete në 18 gjuhë anë e mbanë botës.

Mund të ju interesoj edhe...