Kanalet shqiptare për Vitin e Ri 2011

Pothuajse të gjitha kanalet kombëtare shqiptare skemën e tyre festive do ta fillojnë pas transmetimeve të lajmeve qëndrore. Të gjitha kanalet kanë përgatitur programacion të shkëlqyer, unë do të bëj një përmbledhje, ndërsa juve u mbetet të zgjedhni më të mirën.

Klan TV

Në Klan TV gjithçka fillon me edicionin special të Kutisë për vitin e ri. Programi qëndror do të përbëhet nga Këngët e Shekullit me një program special me mysafir si Pand Laço, Bledar Laço, Adrian Hila etj. Në ora 23:55 deri në ora 00:15, do të bëhen transmetime direkte nga qytet kryesore të Shqipërisë për të ndjekur atmosferën festive në ndërrimin e motmoteve. Pjesa e dytë e Këngët e Shekullit fillon në ora 01 dhe vahdon deri në ora 4.

E shtuna fillon me Grammy Awards 2010 që fillojnë në ora 6:20. Filmi për fëmijë Elfi shfaqet në ora 9:40, ndërsa me fillim në ora 11:20 mund të shihni reprizën e Këngët e shekullit. Në ora 16:00 transmetohet Promo Zone speciale, ndërsa në ora 20:15, më herët se zakonisht fillon E diela Shqiptare. Në ora 23:35 premierë shfaqet shou i vitit të ri Victoria’s Secrets Fashion Show 2010, me supermodelet mbarëbotërore që reklamojnë të brendshmet e brendit të njohur të Victoria’s Secrets.

Në ora 00:25 shfaqet filmi Pas Perëndimit, ndërsa në ora 02:10 repriza e Oscar 2010.

Të dielën në ora 10:35, shfaqet filmi Harry Potter dhe Dhoma e Sekreteve, ndër filmat më të preferuar nga unë. Në ora 13:30 fillon E diela shqiptare, ndërsa në ora 20:05 shfaqet dokumentari E kujt është kjo këngë. Në ora 21:25 transmetohen për herë të parë American Music Awards 2010, që janë mbajtur para disa javëve.

Top Channel

Më në fund Top Channel ka ndryshuar faqen e internetit dhe tani publikon programin javor. Sidoqoftë, nata e fundit e këtij viti në Top Channel do të kaloj me përzierjen e skeçeve të artistëve të Portokalli nën emrin “2011, Koha Jote Filloi…” që fillon në ora 21:21, dhe mbaron vonë pas mesnate, rreth orës 2. Në ora 2, fillon filmi Great Expectations, dhe më pas reprizohet finalja e Top Fest 7.

Të shtunën me 1 janar do të jetë dita e Big Brother 4 që fillon në ora 21, dhe do të zgjat deri vonë pas mesnate. Në ora 1 pas mesnate mund të ndiqni filmi Wall Strett, me Michael Douglas dhe Charlie Sheen, ndërsa më pas është repriza e MTV European Music Awards 2009. Gjatë ditës së shutnë mund të ndiqni repirzën e “2011, Koha Jote Filloi…” duke filuar nga ora 14;20. Më herët mund të shihni dy filmat Nëntë muaj me Hugh Grant, dhe Bibliotekari 2 me Ben Stiller.

Të dielën në ora 20:55 shfaqet filmi Lindje-Perëndim-Lindje që para dy javëve u shfaq në Digi Gold. Para mesnate fillon MTV Video Music Awards 2010, ndërsa gjatë ditës do të transmetohet edicioni festiv i “E diell”.

Të hënën rikthehet programacioni origjinal i ditës, ndërs në mbrëmje në ora 20:50, mund të shihni filmin Pantera Rozë, dhe në ora 23:30 koncertin Arti lirik i jetës time

Vizion Plus

Vizion Plus do të filloj programin festive me edicionet festive të Next (15:40) dhe Ora 5PM (17:05). Në ora 20:30, shfaqet Bypass Show festiv, ndërsa në ora 21:45, ajka, Apartamenti 2XL i fundvitit. Të nesërmen me 1 janar, në ora 19:30 transmetohet special i Mos e beso po deshe, dhe më pas OOPS special. Zef Deda Show fillon në ora 21:00, ndërsa më pas në ora 23:00 shfaqet filmi Kontesha e bardhë. Më herët në ora 15:00 reprizohet Apartamenti 2XL i fundvitit, ndërsa në ora 17:30, në program është Sofra Tiranase 2010.

E diela në mëngjes është rezervuar për më të rinjët. Në ora 9:30 shfaqet filmi Një gjysh për Krishtlindje, në ora 11:10 filmi Feliksi shpëton Krishtlindjet, ndërsa në ora 13:30 film Liza në botën e çudirave. Në ora 12:20 mund të shihni shfaqjen e baletit, Dhimbje dhe dashuri. Edicioni special i Chic Plus shfaqet në ora 18:00, ndërsa në ora 19:30 kemi shfaqjen e operas, Përrallat e Hofmanit. Hap shumë i madh i V+ të transmetoj balet dhe opera në festat e fundvitit, hap të cilin personalisht e çmoj shumë. Në ora 20:45 shfaqet përmbledhje a më të mirave të Apartamenti 2XL – The Best Of. Dhe në ora 22:30, shfaqet filmi Hijet e së shkuarës.

Luan Morina

Mund të ju interesoj edhe...