Kanalet Kosovare për vitin e ri 2011

Kryesisht janë përqëndruar në filma kanalet kosovare edhe këtë vit. Por, do të jenë filma tepër cilësorë sidomos ata në KTV, pa dashur të mohoj përzgjedhjen shumë të mirë edhe të RTK e TV21. Nuk do të mungojnë as programet speciale për vitin e ri nga produksionet vendore, e as episodet festive të serialeve vendore, Kafeneja Jonë dhe Familja Moderne.

Kohavision

KTV do të filloj programin festiv me reality-show Shpija 2 që fillon në ora 20 dhe mbaron në ora 21:45 me eliminimin e dy banorëve të cilët 2011 do ta presin në ambient familjar. Banorët tjerë do t’i argëtoj Edi Furra deri në orët e mëngjesit të 1 janarit. Më pas në ora 22 fillon programi qendror i vitit të ri që do të nis me darkën e shtruar nga Dardan Selimaj me mysafir Jehona Sopin, Vesa Luman, Leonora Jakupi, Mentor Haziri dhe “Thuprat”, Vedat Bajrami, Osman Azemi e Mentor Safqiu. Pas mesnate në program do të ketë muzikë popullore, ndërsa në ora 1:30 filon maratona e filmave FANTASTIK me The Ugly Truth, duke vazhduar me The Dark Knight në ora 3:05, dhe filmin Burn After Reading në ora 5:30.

Dita e parë e janarit fillon me filmin Harry Potter, nuk di cila pjesë, por pa marrë parasysh do të jetë fantastike. PFF Këngët fillojnë në ora 10:00, ndërsa filma Santa Clause 3 fillon në ora 11. Ngjarjet që shënuan vitin në botë shfaqen në ora 14:20, për vazhduar me ngjarjet sportive në ora 15:10. Programi i mbrëmjes fillon me përzgjedhjen e sportistit më të mirë të vitit 2010 që nis në ora 20. Më pas në ora 20:35 shfaqet KTV Classica me këngët klasike dhe të performuara nga Riad Imeri, Ardiana Bytyçi, Besa Llugiqi, Diellza Sylejmani, e Adelina Palojën të cilët nën përcjelljen e korit Newborn dhe pianistëve Agron Shijaku, e Pranvera Hoxha. Në ora 21:35 shfaqet ExpressiFestiv, më pas Hip Hop në ora 22:10, dhe Best of Upsss në ora 23:00. Fansat e Rockut do të argëtohen me koncertin e grupit Troja që fillon në mesnatë. Filmi Public Enemies fillon në oa 1, filmi 88 Minutes në ora 3:15, dhe mjuzikëlli fantastik Mama Mia në ora 5.

E diela fillon me reprizat e serialit Binbir Gece në ora 11, ndërsa në ora 14:20 mund të shihni filmin The Golden Compass. Në ora 18:00 transmetohet ndeshja Barcelona – Levante, ndërsa në ora 22 ndeshja Valencia – Espanyol. Në mesnatë shfaqet filmi Wanted ndërsa në ora 01:40 filmi Beyond Reasonable Doubt. Repriza e The Ugly Truth shfaqet në ora 3:25.

Të hënën në ora 7:15 shfaqet filmi për fëmijë Mr. Magnorium Wonder Emperium, pr të vazhduar me PFF Këngët. Repriza e Mama Mia shfaqet n ora 10, ndërsa ngjarjet që shënuan vitin e kaluar në Kosovë shfaqen në ora 13. Best of Football dhe Best of Basket shfaqen në ora 20:15, para episodit të 20 të Binbir Gece. Në ora 22:00 transmetohet ndeshja Getafe – Real Madrid ndërsa pas mesnate, në ora 1:45 filmi Candy.

RTK

RTK fillon kremtat e vitit të ri herët në mëngjes me edicionin festiv të Super Gogo që fillon në ora 10:00. Në ora 11:10 shfaqet filmi për fëmijë Marshi i penguinëve, dhe më pas programet festive në gjuhët e minoriteteve. Në ora 17:20, vazhdon programi për fëmijë me edicionin special të Shrekut, Shrek the Halls. Muzikë folklorike shfaqet në ora 18:20, ndërsa më herët në 17:45 edicioni festiv i Kult. Programi qëndror të premten fillon në ora 21:50 dhe zgjat deri në ora 2. Më herët në ora 20:20 shfaqet emisioni i parë për programin festiv të fëmijëve, ndërsa në ora 21, shfaqet episodi festiv i Familjes Moderne.Pas mesnate shfaqen filmat La Linea në ora 2, filmi In the Land of Women në ora 3:40, dhe filmi Once në ora 5:15.

E shtuna fillon shumë herët me filmin Shrek 2 që nis në ora 6:40. Menjëherë më pas në ora 8:10 shfaqet filmi i dytë për fëmijë Tales of the Riverbank. Koncerti tradicional i Vjenës për vitin e ri fillon në ora 11:15. Më pas në ora 15:30 shfaqet edicioni festiv i emisionit për fëmijë Fjolla. Në mbrëmje në ora 21:05, fillon edicioni festiv i Oxygen. Gjatë ditës dhe pas mesnatës mund të shihni disa filma në RTK. Orari i shfaqjes së tyre është në ora 13:45 filmi Lemony Snickers – A Series Of Unfortunate Events, në ora 15:50 filmi Paris, Jeta ime, në ora 01:15 filmi Hostage, në ora 3 filmi The Life Before Her Eyes, dhe në ora 4:35 filmi Accidents Happen.

E diela fillon në ora 6:05 me filmin për fëmijë, Bridge to Terrabithia. Më pas në ora 8 fillon filmi Princess of the Sun, dhe më pas programi festiv për fëmijë dhe Kuizi 1,2,3 Fillo. Në ora 11 shfaqet koncert festiv nga Filharmonia, ndërsa në ora 12, program argëtues Cirku. Filmi për fëmijë Oliver Twist fillon në ora 13. Repriza e Oxygen nis në ora 15. Në mbrëmje, në ora 21:05, mund të shihni emisionin muzikor, Rrënjët Tona, ndërsa në ora 22:45 shfaqet përmbledhja e humorit të programit për vitin e ri. Në ora 23:35 fillon programi muzikor Sofrat. Pas mesnate shfaqen tre filma, The Other Man fillon në ora 1:05, After Sex fillon në ora 2:35, dhe The Ramen Girl fillon në ora 3:50.

Edhe e hëna fillon me film për fëmijë. Është filmi Miss Potter (që s’ka lidhje me Harry Potter) që nis ditën e tretë të vitit 2011 në ora 6:30. Gjatë ditës rikthehen emisionet e zakonshme, ndërsa në mbrëmje mund të shihni episodin 224 të serialit Kafeneja Jonë, dhe më pas nga ora 21:00, programin festiv të vitit të ri. Pas lajmeve të orës 23, shfaqen edhe katër filma tjerë. Filmi The Edge of Love fillon në ora 23:15, filmi Interview fillon në ora 1, filmi Pushing Tin fillon në ora 02:20, dhe filmi Pricelss fillon në ora 4:20.

RTV21

RTV21 natën e fundit të vitit 2010, do ta kaloj me progrmain Grand Kabare që fillon në ora 20 dhe zgjat deri pas mesnate. Në ora 00:10 fillon programi festiv Viti i ri me Sefën. Në ora 4 shfaqet filmi Deadly Impact, dhe në ora 5:30 filmi Assatination Tango.

Dita e parë e vitit 2011 fillon me Naimin! Në ora 7 muzikë popullore, ndërsa në ora 08 pop-ballada me Naimin. Në ora 9 shfaqet programi festiv i Top Hop Hitit. Filmi In the Search of Titanic fillon në ora 10, ndërsa në ora 11:30 filmi Christmas Carol mbyllin programin dedikuar vetëm fëmijëve. Edhe filmi Knowing që fillon në ora 14, është i zhanrit familjar, ndërsa më pas në ora 15:30 shfaqet filmi The Devil’s Tomb. Përmbledhja e ngjarjeve nga bota shfaqet në ora 17, ndërsa mjuzikëlli Picirruket fillon në ora 19:30. Vitit i ri me Sefën fillon në ora 21 dhe mbaron në ora 1, kur fillojnë baladat e Grand Kabare. Në ora 2 shfaqet filmi Windtalkers, në ora 3:30 filmi Helen, ndërsa në ora 5 filmi Lions for Lambs.

Edhe e diela do të filloj, që në ora 7:30, me muzikë popullore me vëllëzërit Krasniqi . Në ora 8 në radhë është SHKA Minatori, dhe në ora 9 Zeqë e Yllkë Kuqi. Në ora 9 shfaqet filmi Teatrikal Vizatimor, ndërsa në ora 10:30 filmi Dust Factory. Në ora 12:15 do të shfaqet muzikë zbavitës me Naim Krasniqin. Pas filmit A Guy Thing që nis në ora 13, duke filluar në ora 14:30 shfaqet Rendez Vous me program festiv. Në ora 19:45 shfaqet përmbledhja Kosova në 2010, ndërsa në ora 20:15 programi i Edi Furra. Në ora 20:45 në program janë Xhevahirët, ndërsa në ora 21:45 programi festiv i Labit.  Pas mesnate shfaqen tre filma artistik, Inside Ring në ora 2, Resiclo në ora 3:30, dhe Windtalkers në ora 5.

Muzika popullore e hap ditën e hënën në ora 7:15 me Muhamet Sejdinu, për të vazhduar me muzikën zbavitëse të Naim Krasniqit në ora 8:20, dhe Bend Baksin në ora 9. Pjesa e dytë e Edi Furra shfaqet në ora 9:30. Filmi Cutting Edge 3: Chasing for Dream (pjesën e parë e kam parë ka qenë fantastike, dy të fundit jo) fillon në ora 11:30. Program festiv nga Maqedonia fillon në ora 13:15. Më pas kemi një pasdite me Stargate. Në ora 14:15 nis Stargate Continuum për të vazhduar me Stargate: The Arc of Truth që fillon në ora 15:45. Përmbledhja e sportit në Kosovë në 2011, fillon në ora 19:30, para programit festiv të Grand Kabare që nis në ora 20. Filmat Push (00:10), Dead Like Me (ora 01:30), In the Electric Mist (ora 3:30), dhe Human Stain (ora 5), përmbyllin programin festiv të RTV21 për natën e 3 janarit.

Luan Morina

Mund të ju interesoj edhe...

One thought on “Kanalet Kosovare për vitin e ri 2011

Comments are closed.