Kabllorët dominojnë në Golden Globes

Mbrëmë në Los Angeles u shpërndanë shpërblimet e shoqatës të mediave të huaja në SHBA që njihen edhe si Golden Globes, apo Globet e Arta. Në kategorinë e televizionit shumica dërmuese e shpërblimeve i takuan prodhimeve të kanaleve kabllore përfshirë të gjithë aktorët në rolet kryesore si dhe drama më e mirë, Homeland. Modern Family mbrojti nderin e kanaleve kombëtare duke triumfuar si komedia më e mirë e vitit. Claire Daines fitoi shpërblimin e tretë për performancën e saj në serialin Homeland si aktorja më e mirë në dramë, derisa tek meshkujt fitoi Kelsey Grammer për serialin Boss. Matt LeBlanc fitoi përsëri pas dy shpërblimeve për Friends, tani për serialin Episodes, ndërsa Laura Dern u shpall aktorja më e mirë në komedi për punën e saj në Enlightened.

Në kategorinë e filmave, George Clooney doli më i suksesshmi duke u shpallur aktori më i mirë në dramë për rolin e tij në filmin The Descedants që edhe fitoi si filmi më i mirë dramë. The Artist ishte filmi më i mirë komedi, derisa aktori Jean Dujardin nga ky film fitoi shpërblimin më të mirë për rolin në film komedi. Meryl Streep për rolin e saj në filmin biografik të Margaret Thatcher fitoi shpërblimin për aktoren më të mirë në dramë, derisa në komedi/muzikal ky nder i takoi Michelle Williams për filmin biografik të Marylin Monroes, My Week with Marilyn. Martin Scorsese u shpall regjisori më i mirë për filmin Hugo, derisa Woody Allen fitoi për skenarin më të mirë me filmin. Midnight in Paris.

 

FILM

Drama

The Descendants

 

Aktorja më e mirë në rolin kryesorë – Dramë

Meryl Streep, The Iron Lady

 

Aktori më i mirë në rolin kryesor – Dramë

George Clooney, The Descendants

 

Filmi më i mirë – Komedi ose mjuzikëll

The Artist

 

Aktorja më e mirë në rolin kryesorë – Komedi ose mjuzikëll

Michelle Williams, My Week With Marilyn

 

Aktori më i mirë në rolin kryesor – Komedi ose mjuzikëll

Jean Dujardin, The Artist

 

Filmi më i mirë i animuar

The Adventures of Tintin

 

Filmi më i mirë i huaj

A Separation (Iran)

 

Aktorja më e mirë në rol dytësor në film

Octavia Spencer, The Help

 

Aktori më i mirë në rol dytësor në film

Christopher Plummer, Beginners

 

Regjisori më i mirë në film

Martin Scorsese, Hugo

 

Skenari më i mirë në film

Woody Allen, Midnight in Paris

 

Muzika më e mirë në film

Ludovic Bource, The Artist

 

Kënga më e mirë në film

“Masterpiece” — W.E.

Music & Lyrics by: Madonna, Julie Frost, Jimmy Harry

 

 

TELEVIZION

Seriali më i mirë – Dramë

Homeland, Showtime

 

Aktorja më e mirë në seriale – Dramë

Claire Danes, Homeland

 

Aktori më i mirë në seriale – Dramë

Kelsey Grammer, Boss

 

Seriali më i mirë – Komedi apo mjuzikëll

Modern Family, ABC

 

Aktorja më e mirë në rolin kryesor – Komedi apo mjuzikëll

Laura Dern, Enlightened

 

Aktori më i mirë në rolin kryesor – Komedi apo mjuzikëll

Matt LeBlanc, Episodes

 

Miniseriali apo filmi më i mirë për televizion

Downton Abbey,  PBS (Masterpiece)

 

Aktorja më e mirë në miniserial apo film për televizion

Kate Winslet, Mildred Pierce

 

Aktori më i mirë në miniserial apo film për televizion

Idris Elba, Luther

 

Aktorja dytësore më e mirë në miniserial apo film për televizion

Jessica Lange, American Horror Story

 

Aktori dytësor më i mirë në miniserial apo film për televizion

Peter Dinklage, Game of Thrones

 


Mund të ju interesoj edhe...