Njeriu i hekurt vazhdon të mbetet filmi më i shikuar në SHBA. Fundjavën e kaluar filmi ka fituar 53 milionë dollarë duke u renditur i pari para tre filmave debutues. Në pozitën e dytë renditet filmi i fundit për heroin nga Notingemi, Robin Hood. Filmi me Russell Crowe dhe Cate Blanchett është renditur i dyti me pak mbi 37 milionë dollarë të inkasuar. Në pozitën e tretë renditet filmi Letters to Juliet me 13.7 milionë dollarë dhe Just Wright me 8.5 milionë dollarë. Në pozitën e pestë renditet How To Train Your Dragon me pak mbi 5 milionë dollarë.
Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë amerikane gjatë fundjavës së kaluar:
1. (1) Iron Man 2 – $53,000,000
2. (-) Robin Hood – $37,114,000
3. (-) Letters To Juliet – $13,750,000
4. (-) Just Wright – $8,500,000
5. (3) How To Train Your Dragon – $5,120,000
6. (2) A Nightmare On Elm Street – $4,700,000
7. (4) Date Night – $4,000,000
8. (5) The Back-Up Plan – $2,465,000
9. (6) Furry Vengeance – $2,300,000
10. (7) Clash Of The Titans – $1,255,000
* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.
