Inside Out (2015) – Recensim

Më pëlqen filmat e animuar. Përkundër zhvillimit të teknikës në kinematografi, animacioni mbetet bota e pakufizuar e trajtimit të imagjinatës së skenaristëve. Imagjinata mund të jetë tepër e komplikuar për të thyer kufij, ose edhe shumë e thjeshtë e të të kënaq çdo minutë të filmit. I tillë është ‘Inside Out’.

Riley është një vajzë e vockël që jeto në pjesën qendrore të SHBA-ve. Me shfaqjen e një mundësie të re pune për babanë e saj, ajo duhet të zhvendoset në perëndim të vendit, në San Francisco. Kjo shpërngulje nuk shkon për qejfi të Riley. Emocionet dhe ndjenjat e saja fillojnë të ndryshojnë. Këtë ndryshim ne e vërejmë me pesë ndjenjat brenda trurit të saj – gëzimin, pikëllimin, frikën, zemërimin, e neverinë.

Këto pesë emocione vijnë në rolin e karaktereve që kontrollojnë Riley-in në kokën e saj. Tashti, koka, brendia, sistemi nervor është thjeshtuar këtu më mirë se në librat e biologjisë të fillores. Sigurisht nuk është real, mirëpo ju jep një pasqyrë njerëzve më mirë se çdo libër e mësues biologjie. Kur Riley është zgjuar, këto emocione marrin makinën udhëheqëse varësisht prej situatës. Kjo makinë krijon kujtime të momentin, dhe ato që vonojnë. Të gjitha këto ruhen në pjesë të ndryshme të trurit. Janë disa ishuj të cilët furnizohen nga këto kujtime. Këta ishuj kanë të bëjnë me familjen, miqtë, budallallëqet, etj. Në rast se nuk krijohen kujtime të reja, këta ishuj nuk furnizohen, dhe rrezikojnë të zhduken. Është edhe pjesa e errët e trurit ku humben kujtimet. Ngjashëm edhe emocionet. Është tepër mirë i shkruar skenari. I përkryer. Më mirë s’do të mund të bëhej.

Zërat vijnë nga Amy Poehler si gëzimi, Bill Hader – frika, Mindy Kaling – neveria, Phyllis Smith – pikëllimi, dhe i trenti Lewis Black në rolin e zemëratës. Përgëzime për kastingu që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në përzgjedhjen e zërave, përzgjedhje që kulmon me Lewis Black. Emocionet e tjera do të mund ti përfytyroja edhe nga emra tjerë, por Lewis Black është më i miri për zemëratën.

Aktrimi (zërimi) është i përkryer. Vetëm regjia e skenari që janë edhe më të mirë. Pete Docter e Ronnie Del Carmen besoj që kanë arritur pikun e karrierës së tyre me ‘Inside Out’. Thjesht mendja ime nuk mund të imagjinoj se mund të bëjnë diçka më të mirë.

Mesazhi i filmit është të tregoj që të gjitha emocionet i kanë të mirat e veta, edhe pikëllimi. Ia del për merak të përçoj këtë mesazh. Është filmi më i mirë i animuar i vitit, e edhe ndër filmat më të mirë të realizua artistik. Skenari? Më i miri. Padyshim. Nota personale: 5/5

Mund të ju interesoj edhe...