Info Media Albania TV Awards

Facebook grupi shqiptar për televizion, Info Media Albania, njëherit faqe mike e Telekomandas ka bërë përzgjedhjen e ngjarjeve më të mira në botën e argëtimit përfshirë televizionin, muzikën dhe filmin. Anëtarët e këtij grupi kanë patur mundësinë që të votojnë për disa nga programet më të pëlqyera të ndara sipas rangjeve të ndryshme. Ndër kategoritë kryesore emisioni Opinion është votuar si emisioni më i mirë politik, Ora5PM ka qenë talk-show më i mirë, ndërsa Dancing with the Stars Albania është shpallur shou më i miri i sezonit të kaluar. Në rolin e prezantuesit më të mirë është shpërblyer Adi Krasta, filmi më i mirë Harry Potter and the Deathly Hallows, ndërsa çmimi special i ka takuar emisionit Coctail.

Video prezantimi

Mund të ju interesoj edhe...

One thought on “Info Media Albania TV Awards

  • Për programin më të mirë për të rinj (posaçërisht për fëmijë), çmimi i takon serialit “NARUTO Shippuden”, dhe telenovela më e mirë është “Teresa”.

Comments are closed.