Filmi fantastiko-shkencor i Tarsem Singh me Henry Cavill, Immortals debutoi në pozitën e parë në kinematë amerikane me 32 milionë dollarë të inkasuara gjatë fundjavës. Komedia e Adam Sandler, Jack and Jill hapi shfaqjen në kinema këtë fundjavë në pozitën e dytë me 26 milionë dollarë të fituara. Puss In Boots, nga pozita e parë ka rrëshqitur në pozitën e tretë me 25.5 milionë dollarë. Top 5shën e përmbyll filmi i ri i Clint Eastwood me Leonardo Di Caprion në rolin kryesor, J.Edgar që arriti të mbledh 11.5 milionë dollarë.
Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë amerikane gjatë fundjavës së kaluar:
1. (-) Immortals – $32 milionë
2. (-) Jack and Jill – $26 milionë
3. (1) Puss In Boots – $25.5 milionë
4. (2) Tower Heist – $13.2 milionë
5. (-) J. Edgar – $11.5 milionë
6. (3) A Very Harold and Kumar 3D Christmas – $5.9 milionë
7. (5) In Time – $4.15 milionë
8. (4) Paranormal Activity 3 – $3.63 milionë
9. (6) Footloose – $2.74 milionë
10. (7) Real Steel – $2 milionë
* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutues.
Traileri
