IMAZH – Programi i Pasdites

IMAZH
Programi i Pasdites

Termini i transmetimit të emisionit është specifik, ndaj edhe përmbajtja do të jetë adapte për audiencën e cila potencialisht është para ekranit. Rrjedhimisht emisioni do të jetë një formë televizive me përmbajtje qe bën një kalim nga Programi i Mëngjesit dhe Programet e Mbrëmjes.

Ora e parë e transmetimit, prej orës 16.00 deri në orën 17.00 do të jetë e program magazinë, si në përmbajtje ashtu edhe në format e realizimit të materialeve. Do të ketë, aktualitet dhe informacion, varësisht prej ngjarjeve të ditës, tema për gjithçka që ka interes publiku nga fusha të ndryshme duke filluar nga fëmijët e deri tek më të moshuarit, intervista në studio, intervista jashtë studios, reportazhe nga të gjitha skajet e vendit dhe për cdo tematikë të mundshme, me theks të veçantë do të përcillen aktivitetet rinore si për adoleshentët ashtu edhe për të rinjtë, aktivitetet kulturore nga të gjitha artet, si libri, teatri e filmi, aktivitetet muzikore nga muzika zbavitëse dhe ajo klasike, do të ketë interaktivitet me teleshikuesin përmes facebook dhe përmes sms-ave duke i bërë ata që të japin kontributin e tyre dhe që të ndihen pjesë e programit.

Ora e dytë, respektivisht prej 17.15 kur përfundon Info dhe deri në orën 18 do të jetë TEMATIKE. Në çdo emision do të shtjellohet një temë me interes për qytetarin apo teleshikuesin tonë. Në këtë pjesë do të jenë prej 2 deri në 6 të ftuar në studio, do të ketë kronika ilustruese të punuara nga gazetarët, do të ketë opinione të qytetarëve, do të ketë lidhje të drejtpërdrejta nga qytetet e ndryshme të vendit, teleshikuesi mund të bëhet pjesë e temës përmes e-mailave, fb dhe sms-ave, gjithashtu pjesëmarrja e audiencës në studio do të jetë e rëndësishme në këtë pjesë. /Përshkrimi është marrë nga faqja zyrtare e emisionit në Facebook/

Mund të ju interesoj edhe...