‘Ice Road Truckers’ nis në History Channel

ice-road-truckersDuke nisur nga sot, 19 shtator, çdo të enjte në ora 22 në kanalin dokumentar, History Channel mund të shihni episodet e reja të sezonit të shtatë të dokumentarit ‘Ice Road Truckers’.

Vozitësit legjendar të këtij dokumentari që janë mësuar të transportojnë mallra nëpër rrugët më të rrëshqitshme në rruzull rikthehen për sezonin e shtatë. Hugh Rowland kundërshton pronarin e Polar Industries, Mark Kohaykewych, së bashku me punëtorët e tij Alex Debogorski, dhe Lisa Kelly. Kjo luftë e re do të zhvillohet nëpër rrugët e akullta të Kanadasë dhe mund të vendos për fatin e Polar Industries dhe biznesin e ri të Hugh Rowland, të cilët luftojnë për tu bërë kompania kryesore e kamionëve në këtë regjion.

‘Ice Road Truckers’ me episodet e sezonit të shtatë, çdo të enjte nga 19 shtatori, në ora 10 në mbrëmje në History Channel.

Mund të ju interesoj edhe...