Hawthorne anulohet nga TNT

Kanali kabllor amerikan, TNT ka anuluar dramën Hawthorne pas përfundimit të sezonit të tretë. Drama e cila shtjellonte ngjarjet në një klinikë mjekësore, nuk është rinovuar për sezonin e katërt pas shikueshmërisë jo të kënaqshme. Njëri nga rolet kryesore në këtë serial është portretizuar nga aktorja Jada Pinkett Smith. Fati i njëjtë pritet ta gjej edhe dramën tjetër Memphis Beat e cila këtë verë ka përfunduar sezonin e dytë.

 

Mund të ju interesoj edhe...