Gods of Egypt (2016) – Recensim

Të rrallë janë filmat që kanë bërthamë tregimi mirë të shtjelluar të lustruar me një bojë të mahnitshme të efekteve vizuale. Çdo vit filma të shumtë provojnë ta bëjnë këtë, dhe pothuajse gjithnjë dështojnë. Një dështim i ngjashëm është edhe Gods of Egypt.

Mitologjia, jo veç egjiptiane më zgjon kureshtjen kur shtjellohet në filma artistik. Por, jo shpesh më zhgënjen aq shumë sikur ky film. Një arsye shtesë për të provuar këtë film ishte prezenca e Gerard Butler i cili ka një përvojë në portretizimin e denjë të figurave mitologjike. Derisa faji nuk është krejt i atij, filmi dështon në të gjitha aspektet.

Aktrimi është i kufizuar në atë çfarë u servohet në skenar. Skenari ka dialogë amator, të thatë, duke gjuajtur fjalë vend e pa vend sa për të prishur heshtjen e çuditshme. Heshtja do të ishte më e mirë në shumicën e skenave, shumë më e mirë se dialogët shumë të thjeshtë që nuk mbërthejnë në vete asnjë grimë kreativiteti. Skenari provon të jetë origjinal, por dështon duke u stërzgjeruar. Është dashur të marrin mësim nga Age of Mythology që jep një këndvështrim të mrekullueshëm të mitologjisë egjiptiane e cila aty ka vetëm rol sekondar.

Hiq më mirë nuk mbetet në aspektet vizuale ky film. Dalin disa flaka, disa skena brutale, provon të jetë një Game of Thrones në regji të Michael Bay. Nuk ia del të bëj as njërën, as tjetrën. Edhe Delta Force 2 si videolojë jep një Egjipt më real, përkundër kufizimeve teknologjike që ka pasur para një dekade e gjysmë.

I zhgënjyer me cilësinë e filmit, e ndjej veten të tradhtuar nga përzgjedhja që ka bërë Gerard Butler e sidomos Geoffrey Rush, emrat e të cilëve më kanë shtyrë të shoh këtë film të cilin një mësues serioz kurrë s’do ta kalonte në klasë të dytë. Nota personale: 1/5

Luan Morina
Kritik Filmi

Mund të ju interesoj edhe...