Fox sjell pesë seriale të reja

Rrjeti amerikan Fox tashmë ka mbyllur konton e serialeve për sezonin e ri. Fox ka dhënë dritën jeshile për pesë seriale të reja përfshirë komeditë nga Mindy Kalling dhe Becki Newton, dhe një dramë të vrasësve serik nga producenti i Vampire Diaries, Kevin Williamson me Kevin Bacon në rolin kryesor.

Në ekran do të vjen edhe sitcom Ben&Kate dhe drama medicinale me Jordana Spiro në rolin kryesor.

Projekti i Mindy Kalling që për momentin angazhohet në serialin The Office (Albanian Screen TV) sjell aktoren në rolin e veterinares e cila mundohet të balancojë jetën e saj medicinale dhe profesionale. Seriali i ri do të quhet It’s Messy.

Trileri i producentit të Vampire Diaries i titulluar The Following do të përqendrohet rreh një vrasësi serik të portretizuar nga James Purefoy i cili krijon një kult të tij të vrasësve me anë të teknologjisë dhe një agjenti të FBI-së në pension i cili është në gjah për këtë kult dhe portretizohet nga Kevin Bacon.

Ben&Kate është një komedi për një nënë të divorcuar (luan Dakota Johnson) vëllai i të cilës (Nat Faxon) zhvendoset tek ajo për të ndihmuar në rritjen e bijës së saj.

Seriali The Goodwin Games është një prodhim i producentëve të How I Met Your Mother. Seriali zhvillohet rreth jetës së tre vëllezërve të cilët duhet të ribashkohen në mënyrë që të trashëgojnë pasurinë e babait të tyre të vdekur.

Seriali i fundit që do të vjen në vjeshtë është drama The Mob Doctor me Jordana Spiro në rolin kryesor. Ajo portretizon një mjeke që punon për mafia në Çikago.

Se në çfarë termini do të transmetojnë në vjeshtë këto seriale do të mësojmë të hënën e ardhshme kur Fox do të publikoj skemën programore për sezonin e ardhshëm. /Telekomanda/

Mund të ju interesoj edhe...