Fiton Euphoria, Rona renditet e pesta

Rona Nishliu ka shënuar rezultatin më të mirë të Shqipërisë në historinë e Eurovisionit. Ajo është renditur e pesta në fund duke mbetur vetëm katër pikë larg vendasve të Azerbajxhanit. Shqipëria mblodhi 146 pikë, përfshirë edhe katër 12she nga Maqedonia, Italia, Zvicra dhe San Marino.

Titulli i takoi Suedisë për të cilën 28 vjeçarja këndoi këngën “Euphoria” duke mbledhur 372 pikë. Kënga ishte një ndër favoritet kryesore pasi ka arritur të shpërthej Top Listat e dhjetëra vendeve evropiane. Në një natë dominuese, Suedia iu afrua, por nuk arriti të thyej rekordin e Norvegjisë e cila në vitin 2009 me Alexander Rybak dhe këngën e tij “Fairytale” kishte grumbulluar plotë 387 pikë.

Në pozitën e dytë u renditen përfaqësueset e Rusisë, Buranovskiye Babushki me 259 pikë para Serbisë që përfundoi e treta me 214 pikë. /Telekomanda/

Mund të ju interesoj edhe...