Që nga kjo javë Telekomanda do të ju ofroj këshilla për filmat më të mirë që mund ti shihni gjatë javës në kanalet satelitore të cilat transmetohen të lira në satelit, pra pa pagesë.
Këtë javë fillojmë me dy kanalet turke TNT dhe CNBC-e, të cilat transmetojnë filmat mjaft interesant në gjuhën origjinale, pra nuk janë të dubluara.
TNT çdo natë nga ora 20:15, ndërsa CNBC-e, nga ora 21:00, sipas orës tonë transmetojnë filma të ndryshëm nga mbarë bota.
Të enjten në CNBC-e shfaqet filmi Zotëria 3000. Është njëri ndër filmat më të mirë të aktorit Bernie Mac. Ai portretizon bejzbollistin Stan Ross i cili lë skuadrën pas 3000 “home run”, mirëpo vendoset ti kthehet karrierës profesioniste pas kohërave të vështira të skuadrës së tij.
Të dielën vazhdon seria e “Luftës së yjeve” në CNBC-e. Në radhë është Episodi III: Hakmarrja e Sithit. Në këtë episod do të shihni dyluftime fantastike pas rikthimit të Anakinit në Darth Vader i cili pas përmbylljes së udhëtimit në Anën e Errët, duke rrezikuar martesën e tij dhe miqësinë me Obi-Wan Kenobin. Nën të George Lucas, aktrojnë Ewan McGregor, Natalie Portmann, Hayden Christensen etj.
Në TNT, të enjten shfaqet vazhdimi i katërt i “Armës mbytëse” (Lethal Weapon 4). Një kast aktorësh të mirënjohur si Mel Gibson, Danny Glover, dhe Jet Li, do të ju sjellin aksion policesk origjinal. Ndërsa të shtunën mund të shikoni komedinë romantike, “Të gjithë thonë të dua” (Everyone Says I Love You). Në rolet kryesore luajnë Edward Norton dhe Drew Barrymore. Regjisor është Woody Allen.
Një nënë e vetmuar do të zhvendoset në Masaçusets së bashku me dy bijat e saj. Ngjarjet e papritura që do të ndodhin do të tregojnë dashurinë dhe forcën e vërtetë të familjes. Cher, Winona Ryder, Christina Ricci, aktrojnë në dramën e nominuar për Globin e Artë, nën regji të Richard Benjamin. Një film familjar për të dielën në mbrëmje, në TNT me fillim në ora 20:15.
Të mërkurën në MBC2 mund të shihni fituesin e pesë Oskarëve, filmin Braveheart me aktorin Mel Gibson në rolin kryesor. Filmi tregon storien e një skocezi i cili udhëheq popullin e tij në luftën për liri nga sundimi anglez në fund të shekullit XIII.
Ndërsa të shtunën nga ora 20:00 mund të shikoni filmin e Tim Burton për heroin e Gothamit, Batmanin. Në filmin e nominuar për dy Oskar, aktrojnë Michael Keaton, Danny De Vito, Michelle Pfeiffer, e Christopher Walken.
Kanalet mund ti gjeni në këto parametra
Sateliti Turksat 3A (42® Lindje)
CNBC-e – Frekuenca: 11.054; Polarizimi:Horizontal; SR:30000; FEC:5/6
TNT – Frekuenca: 11.804; Polarizimi:Vertikal; SR:24444; FEC:5/6
Sateliti Badr 4 (26® Lindje)
MBC 2 – Frekuenca: 11.919; Polarizimi:Horizontal; SR:27500; FEC:3/4
| TNT (20:15) | CNBC-e (21:00) | MBC 2 (20:00) | |
| E martë | The Truth About Charlie | Miami Rhapsody | Family Business |
| E mërkurë | Goodfellas | Caterina va in citta | Braveheart |
| E enjte | Lethal Weapon 4 | Mr 3000 | Charlie’s Angels: Full Throttle |
| E premte | Screwed | Sherlock Holmes and The Case of The Silk Stocking | Batman Returns |
| E shtunë | Everyone Says I Love You | - | Bangkok Dangerous |
| E diel | Mermaids | Star Wars: Episode III – Revenge of the Sith | The Chamber |
Star Wars: Episode III – Revenge of the Sith – E diel, ora 21:00 në CNBC-e
Braveheart – E mërkurë, ora 20:00 në MBC 2
Lethal Weapon 4 – E enjte, ora 20:15 në TNT
