Shfaqja televizive e tipit ”reality show”, me e ndjekura nga publiku shqiptar, fillon sot.
Konkurrentët janë përzgjedhur, shtëpia është bërë gati, skena po ashtu dhe gjithçka premton një spektakël të madh.
Sipas mediave shqiptare edicioni i katërt i “Big Brother” del jashtë çdo skeme që publiku ka parë deri më tani. Surprizat nisin që në spektaklin që do të transmetohet sot në ora 20.45 drejtpërsëdrejti në “Top Channel”.
Për të katërtin vit, spektakli i “Big Brother” do të prezantohet nga Arbana Osmani. Bashkë me të në studio do të jetë i pranishëm edhe një opinionist, i cili do të jetë pjesë aktive e spektaklit, që do të zbulohet vetëm të shtunën.
Interesi për t’u bërë pjesë e aventurës së “Big Brother 4” ka qenë shumë i madh. Janë rreth 11 mijë aplikantë brenda dhe jashtë Shqipërisë që kanë kërkuar të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme.
