Shou i animuar amerikan Family Guy është shou që ngjallur më së shumti muhabet në rrjetet shoqërore gjatë muajit korrik sipas firmës hulumtuese SocialGuide. Kjo firmë ka monitoruar komentet në rrjetet shoqërore Twitter dhe Facebook për shout televiziv që janë transmetuar në kanalet kombëtare dhe kabllore.
Nga 10.5 milionë komente shoqërore për TV, Family Guy është përmendur në 5.9% të tyre, para serialit të Nickelodeon SpongeBob SquarePants që ka marrë 5.7, dhe Basketball Wives nga VH1 me 5.1% të komenteve.
Fox ka qenë ndër kanalet më të përmendura në rrjetet shoqërore me 1.3 milionë komente para kanalit CW dhe MyTv në pozitën e tretë.
