Eurovisioni dhe Shqipëria

Për herë të parë Shqipëria është paraqitur në garën e Eurovisionit në vitin 2004. Atëbotë Anjeza Shahini që kishte fituar Festivalin e 42të të Këngës me këngën “Imazhi yt” ishte renditur e katërta në garën gjysmëfinale duke mbledhur 167 pikë. Me versionin anglisht të këngës “The Image of You” ajo ka arritur rezultatin që për Shqipërinë vazhdon të mbetet një rekord deri më sot duke përfunduar finalen në pozitën e shtatë me 106 pikë.

Falë performancës së Anjeza Shahinit një vit më parë, Ledina Çelo me këngën “Tomorrow I Go” ishte kualifikuar drejtpërdrejt në finale. Aty ajo kishte arritur vetëm pozitën e 16të me 53 pikë.

Dy vitet e ardhshme janë një dështim i vendit tonë me Luiz Ejllin me këngën “Zjarr e ftohtë” që ishte edhe kënga e parë kënduar në gjuhën amtare e që ishte renditur vetëm i 14ti në gjysmëfinale me 58 pikë; dhe Frederik Ndocin në vitin 2007 i cili kishte kombinuar gjuhët në këngën “Hear My Plea” që solli vetëm pozitën e 17të në gjysmëfinale me 49 pikë.

Olta Boka kishte kënduar në shqip “Zemrën e lamë peng” me 2008, Kejsi Tola në anglisht me “Carry Me in Your Dreams”, ngjashëm edhe Juliana Pasha një vit më pas kishte kënduar “It’s All About You. Dy të parat ishin renditur të 17tat në finale me 55 dhe 48 pikë pasi kishin kaluar gjysmëfinalet në pozitat 9 me 67 pikë dhe 7 me 73 pikë. Juliana Pasha kishte arritur një pozitë më lartë në finale, e 16ta me 62 pikë, derisa gjysmëfinalen e kishte mbyllur si e gjashta me 76 pikë.

Aurela Gaçe riktheu dëshpërimin vitin e kaluar kur u rendit vetëm e 14ta në gjysmëfinale me 47 pikë me këngën e saj të kombinuar në shqip dhe anglisht “Feel the Passion”.

Pra një sukses jo shumë i favorshëm i Shqipërisë që mesatarisht renditet e 16-17ta në finale, dhe nuk ka kaluar gjysmëfinalen pothuajse në gjysmën e rasteve.

Rona Nishliu presim të bëj këto statistika shumë më pozitive.

 

“Miqtë” e Shqipërisë në Eurovision

Që nga 2004ta Shqipëria ka marrë dhe ka dhënë vota vendeve të caktuara. Në finalet e periudhës 2004-2011, shqiptarët kanë shpërblyer grekët më së shumti me 85 pikë. Turqia ka marrë 61 pikë nga, e pastaj renditet Bosnja e Hercegovina me 48, Spanja me 31 dhe Gjermania me 26 pikë. Nëse përfshijmë edhe gjysmëfinalet, dy pozitat e para nuk ndryshojnë. Greqia ka 129 dhe Turqia 103 pikë. E treta renditet Maqedonia me 83 pikë para Bosnjë e Hercegovinës me 75 pikë dhe Maltës me 36 pikë.

Më së shumti pikë kemi marrë nga Maqedonia. Kur kemi qenë në finale, maqedonasit (sigurisht pjesa shqiptare e Maqedonisë) na kanë dhënë 55 pikë. Nga Greqia kanë ardhur 47 pikë, nga Zvicra 39 pikë, derisa kroatët dhe turqit nga kanë shpërblyer me nga 26 pikë. Nëse numërojmë edhe votat e gjysmëfinaleve, Maqedonia mbetet e para me 113 pikë, para Greqisë me 104 dhe Zvicrës me 82 pikë. Kroacia del para Turqisë me 70 pikë, derisa turqit renditet të pestit me 55 pikë.

Të shohim sonte si do të shkojnë votat, edhe pse me këto statistika mund të dimë nga kush të presim dhe për kë të votojmë për ata që nuk mund të votojnë Shqipërinë. /Telekomanda/

Mund të ju interesoj edhe...