Eurosport vazhdon me Grand Slam turne

Kanali panevropian sportiv, Eurosport do të vazhdoj të mbuloj dy Grand Slam turnetë në tenis edhe për disa vite. Roland Garros do të jetë në Eurosport së paku deri në vitin 2014, derisa US Open nga Flushing Meadows do të transmetohet në Eurosport deri në vitin 2017. Transmetimet do të realizohen me anë të dy kanaleve Eurosport dhe Eurosport 2, si dhe të gjitha ndeshjet do të jenë në dispozicion për abonentët e shërbimit Eurosport Player në PC dhe pajisjet mobile. Më parë Eurosport ka vazhduar kontratën me Australian Open për disa vite. Me këto kontrata Eurosport shfaq përkushtimin që ka ndaj tenisit dhe këtë vit do të ketë së paku 1200 orë transmetime të drejtpërdrejta ku pos tri grand slam turneve do të përfshihen edhe WTA Tour dhe një numër i selektuar i turneve për meshkujt, ATP.

Mund të ju interesoj edhe...