Emmyt 2013 më 22 shtator

Akademia për TV ka caktuar datën 22 shtator 2013 si datën për shpërndarjen e shpërblimeve më të mëdha në botën e televizionit, Emmy.

Shpërblimet e vitit 2013 do të jenë të 65ta, dhe do të transmetohen në kanalin amerikan CBS si pjesë e marrëveshjes për tu transmetuar në cikël në katër kanalet më të mëdha kombëtare amerikane. Ngjarja do të organizohet në NOKIA Theatre në Los Angeles. Nominimet për Emmyt e vitit 2013 do të publikohen me 18 korrik 2013.

Herën e fundit kur CBS kishte transmetuar këtë ngjarje, Neil Patrick Harris nga How I Met Your Mother ka qenë udhëheqës i programit. Për edicionin e ardhshëm nuk ka informata akoma.

Mund të ju interesoj edhe...