1145 satelitë do të ndërtohen dhe lançohen në dhjetët vitet e ardhshme. Kjo shifër paraqet rritje pë 51% në krahasim me dekadën e kaluar. Tregu i ndërtuesve dhe lançuesve të satelitëve do të ketë qarkullim prej rreth 136 miliardë eurove. Nga kjo shumë rreth 38 miliardë do të shpenzohen në satelitë komercial, derisa pjesa tjetër pritet të shpenzohet në projektet e tjera qeveritare.
Rreth 50 kompani operojnë me satelitët komunikues dhe transmetues të pozicionuar në orbitën gjeostacionare, dhe nja dhjetë kompani shtesë operojnë në orbitë më të ultë me satelitë që shërbejnë kryesisht për shërbime vëzhguese dhe komunikuese në Tokë, të gjitha këto shërbime komerciale.
Në studimin e realizuar nga EuroConsults, parashihet që gjatë 10 viteve të ardhshme në orbitën gjeostacionare do të shtohen rreth 165 që do të operojnë në orbitën mesatare dhe të ultë të Tokës, MEO dhe LEO.
